LAJMI I FUNDIT:

Iniciativa Dekada e Re për Drenas dorëzon listën për certifikim në KQZ

Iniciativa Dekada e Re për Drenas dorëzon listën për certifikim në KQZ

Iniciativa Dekada e Re për Drenasin ka dorëzuar listën për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me emrin e kandidatit për kryetar dhe kandidatët për asamble komunale.

Kështu ka bërë të ditur kandidati për kryetar komune i degës së PDK-së në Drenas Driton Ajazi.

Ai ka thënë se i është imponuar të kandidojnë me këtë format, pasi siç tha ai kryetari aktual Ramiz Lladrovci është rikandiduar pa të drejtë.


“Na është imponuar të vazhdojmë garën në këtë format pasi që në mënyrë të padrejtë është rikandiduar kryetari aktual Ramiz Lladrovci dhe pa përkrahjen e Partisë Demokratike dega në Drenas, dhe si rezultat i kësaj çështje ne si degë, si struktura të PDK-së bëmë formacionin politik. Tani garën do ta vazhdojmë përmes Dekadës së Re në Drenas”, tha ai para medieve.

Tutje, Ajazi shtoi se “Besoj që kjo do të jetë adresa e vetme e gjithë votuesve të PDK-së në Drenas, ata votues që na kanë qëndruar besnikë tash e 20 vjet, dhe do të jetë adresa e vetme e gjithë qytetarëve të komunës se Drenasit, atyre qytetarëve që ua duan të mirën Drenasit dhe zhvillimin e Drenasit sepse gjatë 5 vjetëve të fundit Drenasi ka ngecur në çdo sferë”, tha Ajazi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori