Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këtë të diel bëri të ditur se një muaj më parë kishte pranuar një kërkesë nga Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, rreth një kërkese për strehimin e përkohshëm të afganëve civilë në Kosovë, pasi që talibanët tashmë e kanë marrë nën kontroll edhe kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, tha se strehimi i afganëve në Kosovë paraqet rrezik për vendin, por që sipas tij, duke pasur parasysh se edhe Kosova ka qenë në një situatë të tillë dikur, duhet ta pranojë këtë.
Ibishi tha se nuk e sheh si të qëndrueshme mundësinë që ata të transferohen vetëm përkohësisht në Kosovë, por që qëndrimi i tyre do të jetë i përhershëm pasi që të njëjtit po ikin nga një vatër lufte.
“Rrezikun e shoh shumë të madh, aty mund të inflirtohen njerëz të ndryshëm në këtë valën e refugjatëve, por assesi nuk po e shoh që ata kanë me qenë vetëm përkohësisht”.
“Aty shoh edhe elemente të inflirtimit të talibanëve dhe të jenë elemente turbulluese, por është ai aspekti humanitar që jemi përballur edhe ne, dhe edhe ne duhet të kemi mirëkuptim në aspektin humanitar”, është shprehur Ibishi, për Klan Kosova.
Sa i përket numrit të njerëzve se sa ka kapacitete Kosova që t’i pranojë, ai ka thënë se numri i tyre mund të jetë simbolik.
“Ne si Kosovë jemi shteti me numrin më të madh të banorëve për kilometër katror dhe në kuadër të kapaciteteve tona ekonomike e gjeografike mund të pranojmë një numër simbolik ndërsa institucionet e Kosovës duhet të dalin me një numër se sa ka kapacitet pranimi”.
“Ata kur vijnë, më pas kërkojnë që t’u bashkohet edhe familja e ngushtë, por do të ketë edhe ardhje të tjera, pra nuk duhet të presim vetëm një ardhje”.
“Pra, Qeveria e Kosovës duhet të dalë me një numër se sa ka kapacitet që të pranojë popullatë afgane dhe duhet ta ketë parasysh edhe aspektin e sigurisë”, është shprehur Ibishi.
Kurse, Drizan Shala, gjithashtu ekspert i çështjeve të sigurisë, tha se ardhja e qytetarëve civil afganë në aspektin human është gjë e mirë, por që Kosova duhet të ketë kujdes sa i përket qëndrimit të tyre këtu, pasi që sipas tij është problem verifikimi i tyre.
“Në një proces të stërzgjatur është rrezik për Kosovën që të ketë inflirtime nga talibanët në popullatë civile dhe të ketë pasoja kjo pastaj”, është shprehur Shala.
Sipas tij, Kosova ka një kapacitet prej tri kampeve për të strehuar popullatën civile afgane në një numër prej 5 mijë deri në 10 mijë njerëz.
“Ne kemi pasur rastin e emigrantëve sirianë ku ne kemi qenë të stërngarkuar. Unë shoh pozicionimin e tyre në tri baza, në Prizren, në bazën ushtarake në Gjakovë dhe në Vushtrri, pra këto kampe kanë kapacitet prej 5 mijë deri 10 mijë njerëz që t’i strehojnë”, tha Shala.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A