Pas rritjes drastike të numrit të infektuarve me COVID-19 në dy ditët e fundit dhe vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave të reja anti-COVID, ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), duke apeluar për respektim të masave dhe vaksinim masiv të personave mbi 18 vjeç.
IKSHPK thotë se rastet pozitive me SARS CoV-2 janë rritur në mënyrë rapide javën e fundit! “Pos masave tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, e keni dispozicion metodën më të mirë, më të lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19:VAKSINIMI!”
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka realizuar hulumtimin seroepidemiologjik të bazuar në popullatë i shtresuar sipas moshës për infeksionin SARS CoV-2 (COVID-19) në Kosovë, i realizuar sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
“Ky hulumtim është ndër të rrallët në botë që është bërë i bazuar në popullatë i realizuar nga ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe gjashtë Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike, nga profesionistë të trajnuar në bashkëpunim me OBSH”.
Sipas IKSHPK, r”ezultatet preliminare tregojnë se 38.8% e popullatës ka IgG pozitive, ku veçuar sipas rajoneve numri më i madh i personave me IgG pozitiv janë gjetur në rajonin e Prizrenit me 45.6% dhe Ferizajt me 45.3%. Pastaj, vjen rajoni i Prishtinës me 40.0%, rajoni i Gjakovës me 39.5%, Gjilanit 36.3%, Pejës 35.0%, kurse numri më i vogël i IgG pozitive janë gjetur në rajonin e Mitrovicës me 23.4%”.
“Pasi që në hulumtimin seroepidemiologjik rezultatet tregojnë se vetëm 38.8% e popullatës ka IgG pozitive, rezultatet e hulumtimit tregojnë qartë se akoma nuk është arritur imuniteti kolektiv i duhur për tu mbrojtur nga Pandemia COVID-19, andaj masa më efikase më e mirë dhe më e lirë është vaksinimi masovik i popullsisë së Republikës së Kosovës”.
“Andaj fuqishëm rekomandojmë vaksinimin masovik të popullsisë mbi 18 vjet. Rekomandohet fuqishëm që të vaksinohen të gjithë punëtorët shëndetësorë, të gjithë punëtorët arsimorë, policia e shtetit dhe administrata dhe e tërë popullata”.
“Zbatoni rekomandimet e IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të mbajtur në kontroll e situatës epidemiologjike dhe ndërmarrja e masave për ndërprerjen e përhapjes duke u zbatuar me përpikëri vendimet e Qeverisë, në të gjitha degët e ekonomisë dhe veprimtaritë arsimore e institucionale, ku ka grumbullim të pakontrolluar të njerëzve, sipas Udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë që do të na mundësojnë të dalim nga pandemia COVID-19 me sa më pak pasoja dhe t’ i kthehemi jetës normale”, thuhet në komunikatën e IKSHPK.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 25-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe aprovuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, pas situatës së krijuar me rritjen e numrit të të infektuarve me këtë virus në vendin tonë.
Masat e reja për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha në shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në New York
Sulmet e Kurtit, ‘prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës’, thotë Gashi
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti Europian nuk e ka ndërmend të propozojë emër të ri
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?