LAJMI I FUNDIT:

Krahasimet me Kate Middleton e bënë Kim Kardashian me lot gjatë shtatzënisë

Krahasimet me Kate Middleton e bënë Kim Kardashian me lot gjatë shtatzënisë

Kim Kardashian ka zbuluar se ajo shpërtheu në lot pasi u krahasua me Kate Middleton ndërsa ishte shtatzënë.

Biznesmenja miliardere dhe Dukesha e Kembrixhit lindën fëmijën e tyre të parë, North dhe Princ George, në verën e vitit 2013. Por Kardashian, tani 40 vjeç, ka pohuar se ato kanë marrë trajtim shumë të ndryshëm në media.

Gjatë një paraqitjeje në diskutimin We Are Supported By me drejtuesit Kristen Bell dhe Monica Padman, ajo kujtoi se kishte parë artikuj të lajmeve që e krahasonin atë me një balenë dhe tha se media e “brutalizoi” atë.


Kardashian tha se revistat gjithashtu e krahasuan atë me Kate. “Ishte vërtet, vërtet e çmendur. Ata gjithmonë më krahasonin me Kate Middleton duke thënë ‘Kate waif dhe Kim balena, waif kundrejt balenës’”.

Nga anglishtja “waif”, nuk nënkupton një person elegant në kontekstin e mirë të fjalës, por dikë “shumë të dobët, ndoshta të paushqyer mirë”, pra titujt ishin ofendues edhe për Kate.

Kopertina e revistës You, në vitin 2013

“Ishte aq e keqe. Më vrau vetëvlerësimin. Unë me të vërtetë nuk mund të besoj se kjo ishte e pranueshme dhe në rregull. Unë ulesha në shtëpi dhe qaja gjatë gjithë kohës”.

Kardashian tha se ajo ishte diagnostikuar me pre-eklampsi ndërsa ishte shtatzënë, ndaj kishte ënjtje në këmbët dhe fytyrën e saj.

Në një pikë tjetër në diskutim, ylli amerikan i televizionit i besoi burrit Kanye West dhe ai e ndihmoi të mos interesohej se çfarë mendojnë njerëzit. Ndryshe, ajo paraqiti kërkesën për divorc nga reperi dhe stilisti i modës në shkurt. Ata janë martuar aktualisht për më shumë se gjashtë vjet dhe kanë katër fëmijë së bashku.

Çfarë është pre-eklampsia?

Pre-eklampsia është një ndërlikim i shtatzënisë i karakterizuar nga presioni i lartë i gjakut dhe shenja të dëmtimit të një sistemi tjetër organesh, më shpesh mëlçisë dhe veshkave. Pre-eklampsia zakonisht fillon pas 20 javësh të shtatzënisë te gratë, presioni i gjakut i të cilëve ishte normal. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Victoria Beckham ka një model të ri flokësh ideal për gratë mbi 50 vjeç

Victoria Beckham ka një model të ri flokësh ideal për gratë mbi 50 vjeç

Flokë dhe stil
Shtatë trendë për vjeshtën që frymojnë luks të qetë

Shtatë trendë për vjeshtën që frymojnë luks të qetë

Keshilla Modë
Zbuloni metodën e grimit të frymëzuar nga Monica Bellucci dhe femrat e famshme italiane

Zbuloni metodën e grimit të frymëzuar nga Monica Bellucci dhe femrat e famshme italiane

Grim
Çfarë lloj të brendshmesh vishni? Ekspertët zbulojnë se cilat janë më të mira dhe cilat më të këqija për shëndetin intim

Çfarë lloj të brendshmesh vishni? Ekspertët zbulojnë se cilat janë më të mira dhe cilat më të këqija për shëndetin intim

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Këto janë pozitat më të sigurta për beben në veturë. A është më e sigurt afër shoferit?

Këto janë pozitat më të sigurta për beben në veturë. A është më e sigurt afër shoferit?

Prindër dhe fëmijë
Qeskat poshtë syve, pesë shkaqet dhe si t’i parandalojmë

Qeskat poshtë syve, pesë shkaqet dhe si t’i parandalojmë

Kalo në kategori