LAJMI I FUNDIT:

Vaksinohet Majk, iu bën thirrje fansave: Vaksinohuni nëse doni të dilni në klube nate

Vaksinohet Majk, iu bën thirrje fansave: Vaksinohuni nëse doni të dilni në klube nate
Foto: Majk/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka bërë të ditur së fundmi se ka marrë vaksinën anti-COVID.

Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, interpretuesi i hitit “S’jena mo” ka treguar se tashmë ka marrë dozën e parë të vaksinës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ai publikoi një fotografi nga momenti i injeksionit, ku shihet me një maskë të zezë në fytyrë, teksa i buzëqeshte kamerës dhe e quante “punë të përfunduar” marrjen e vaksinës në mbishkrimin e fotografisë.


Foto: Majk/InstaStory

Tutje, ai ndau me fansat në InstaStory edhe një tjetër imazh, ku shfaqte njerëzit në rendin e pritjes në qendrën e vaksinimit në kryeqytet.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e fotografisë, reperi u kërkoi ndjekësve të tij që të ndërgjegjësohen sa më shpejt për marrjen e vaksinës dhe të mos neglizhohet si proces, aq më tepër kur Kosova këto ditë po përballet me rritje enorme të rasteve të reja me COVID-19.

Foto: Majk/InstaStory

“Merrini vaksinat, nëse doni të dilni në klube të natës”, ka shkruar Majk në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti po vazhdon të jetë mjaft aktiv me koncerte të shumta gjatë verës, duke shijuar suksesin e hitit “Marr”, të cilin e publikoi në bashkëpunim me kolegun e tij, Ledri Vula. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Melania Trump duket me stil edhe në varrimin e Papës - me fustan të zi e shami mbi kokë bën homazhe në Vatikan

Melania Trump duket me stil edhe në varrimin e Papës - me fustan të zi e shami mbi kokë bën homazhe në Vatikan

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

"U ndanë për shkak të një personi të tretë" - zbulohet arsyeja që çoi në ndarjen e Gerard Pique nga vajza me të cilën e tradhtoi Shakiran?

Xheneta bën tatuazh emrin e njerkës së saj, në shenjë falënderimi të përjetshëm

Xheneta bën tatuazh emrin e njerkës së saj, në shenjë falënderimi të përjetshëm

Ermal Meta në kopertinën e revistës së famshme italiane

Ermal Meta në kopertinën e revistës së famshme italiane "Vanity Fair Italia": Historia e këngëtarit që adoptoi dy vajza nga jetimorja në Shqipëri

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Kalo në kategori