LAJMI I FUNDIT:

Dzeko mbërrin sot për teste mjekësore te Interi

Dzeko mbërrin sot për teste mjekësore te Interi

Roma i ka dhënë leje Edin Dzekos për të përfunduar transferimin e tij në Inter dhe boshnjaku do të udhëtojë për në Milano në orët e ardhshme për të kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Sipas Sky Sport Italia, reprezentuesi i Bosnje-Hercegovinës do të largohet nga Ciampino me një fluturim për në Milano.


Ai pastaj do të kryejë ekzaminimet mjekësore të kërkuara para se të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Nerazzurrët.

Interi arrin marrëveshje personale me Dzekon, tani po negocion me Romën
Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje personale me Dzekon, tani po negocion me Romën

Kontrata e Dzeko pritet të jetë me vlerë rreth 5 milionë euro në sezon dhe thuhet se nuk do të përjashtojë edhe një lëvizje të mundshme për sulmuesin e Atalantas, Duvan Zapata.

Alexis Sanchez është lidhur me një largim nga San Siro, për shkak të pagës së tij të lartë, ndërsa sulmuesi i Lazios, Joaquin Correa, është një tjetër objektiv për Interin.

Sky raporton se Biancocelestet po kërkojnë 37 milionë euro plus bonus për argjentinasin, i cili mund të ndiqte Simone Inzaghin këtë verë.

Megjithatë, Dzeko është sulmuesi i parë i ardhshëm që kur Interi pranoi të lejojë Romelu Lukakun të largohet nga klubi për t’u kthyer në Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori