LAJMI I FUNDIT:

Gjermania refuzon thirrjet për të kthyer ushtrinë në Afganistan

Gjermania refuzon thirrjet për të kthyer ushtrinë në Afganistan

Ministrja e mbrojtjes në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka hedhur poshtë thirrjet që ushtarët e vendit të kthehen në Afganistan, pasi talibanët morën qytetin Kunduz, ku trupat gjermane ishin vendosur për një dekadë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, vendi kishte kontingjentin e dytë më të madh ushtarak në Afganistan pas Shteteve të Bashkuara, duke humbur trupa në luftime në Kunduz më shumë se kudo tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore.

Talibanët pushtuan gjashtë kryeqytetet e provincave, përfshirë Kunduzin, gjatë katër ditëve të fundit, derisa shtynë një ofensivë që kur trupat e huaja filluan tërheqjen.


“Raportet për sa i përket qytetit Kunduz dhe nga i gjithë Afganistani janë të hidhura”, tha përmes një postimi në Twitter të hënën, ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

“A janë shoqëria dhe parlamenti gati për të dërguar forcat e armatosura në luftë dhe të qëndrojnë atje me shumë trupa për të paktën një brez? Nëse nuk jemi, atëherë tërheqja e përbashkët me partnerët mbetet vendimi i duhur”, ka shtuar ajo.

Ministrja gjermane ke potencuar gjithashtu se ata që tani bëjnë thirrje për ripërtëritje të ndërhyrjes ushtarake në Afganistan, duhet të pyesin vetën se cili do të jetë qëllimi dhe strategjia, si dhe cilët do të jenë partnerët. /Telegrafi/