Zyrtarët policorë, të thirrur për të ruajtur rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës, shpeshherë janë bërë vetë cak i arrestimeve të cilat i ka realizuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Vetëm këtë vit që nga janari e deri më sot, sipas kryeshefit të IPK-së, Kushtrim Hodaj, 29 zyrtarë policorë janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Ai për Kallxo.com ka përmendur edhe rastin e fundit të arrestimit të një zyrtari policor në Ferizaj nën dyshimin për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Policor të Kosovës, që nga viti 2018 e deri më sot janë arrestuar më shumë se 100 policë.
Sipas statistikave që janë të publikuara në raportin e IPK-së, në vitin 2018 janë arrestuar 12 zyrtarë policorë, në vitin 2019, 41 policë, në vitin 2020 38 ndërsa nga janari i këtij viti deri më sot janë arrestuar 29 zyrtarë policorë.
Nga këto shifra të arrestimeve, IPK çdo vit njofton edhe totalin e zyrtarëve policorë të cilët janë suspenduar nga detyra.
Në vitet 2018-2020 janë suspenduar nga detyra 202 zyrtarë policorë.
Gjithashtu duke bërë krahasimin ndër vite të rasteve për të cilat janë hetuar zyrtarët policorë, në raport theksohet rritja në rastet e lëndimit të lehtë trupor dhe keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Vazhdimisht është raportuar në media për rastet apo veprat penale ku të përshirë kanë qenë edhe zyrtarët policorë të Kosovës.
Në fillim të këtij viti, një rast i cili ngriti debat në publik për sjelljen e zyrtarëve policorë karshi të arrestuarve ishte edhe rasti i ish- policit Haris Kelmendi.
I njëjti ishte parë në një video derisa ushtonte dhunë ndaj një personi brenda stacionit policor “Qendra” në Prishtinë.
Në lidhje me këtë rast, ndaj Kelmendit dhe një zyrtari tjetër policor është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Prishtinës.
Kelmendi u largua nga Policia e Kosovës para pak javësh për një rast tjetër i cili po hetohej brenda Komisionit Disiplinor të PK-së.
Një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës përfundoi në pranga në shkurt të këtij viti pasi u kap në flagrancë duke pranuar para të fajdeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë