LAJMI I FUNDIT:

Messi tregon se kur do të tërhiqet nga futbolli

Messi tregon se kur do të tërhiqet nga futbolli

Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, pas 15 viteve të kaluara në ekipin e parë të katalunasve.

Largimi i argjentinasit ishte shumë i dhimbshëm, pasi ai kishte vendosur të vazhdonte kontratën me Barcelonën, por  nuk arriti ta bënte një gjë të tillë pasi klubi nuk mund ta regjistronte.


Messi tregoi se kishte pranuar 50 për qind zbritje të pagës vetëm e vetëm të vazhdonte me katalunasit.

Argjentinasi është pyetur për shumë gjëra, ku njëra nga to ishte edhe për pensionimin.

Messi nuk ka treguar saktë datën se kur do të largohet nga futbolli, derisa ka thënë se do të luaj derisa të jetë mirë fizikisht.

“Ta shohim sa mund ta duroj nivelin fizik. Unë fatmirësisht nuk kam pasur lëndime serioze”.

“Do të luaj deri sa të mundem. Unë e di se një ditë kjo do të përfundojë. Ish-shokët e mi të skuadrës më thonë se është e vështirë kur të largohesh dhe mos ta kesh rutinën e përditshme është e vështirë”, tha Messi.

Messi shpjegon pse doli në foto me lojtarët e PSG-së që u bë virale
Lexo po ashtu Messi shpjegon pse doli në foto me lojtarët e PSG-së që u bë virale

34-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Parisit, ku do të nënshkruajë me Paris Saint Germain.

Raportohet se kontrata e parisienëve është dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori