LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son sot vijnë me “Llafe llafe”

Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son sot vijnë me “Llafe llafe”
Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Dafina Zeqiri, ka nisur përgatitjet e projektit të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur shqiptare prej disa ditësh ka qenë duke punuar në klipin e ri që do ta sjellë në bashkëpunim me reperin Lyrical Son.


Ky projekt i dyshes do të lansohet ditën e sotme (e diel), gjersa ka ndarë edhe një pamje nga prapaskenat.

“Të dielën ‘Llafe llafe’ me Lyrical Son 17:00”, ka shkruar ajo në një postim të publikuar pak orë më parë.

Dafina Zeqiri konfirmon tërheqjen nga pjesëmarrja në Festën e Birrës në Korçë
Lexo po ashtu Dafina Zeqiri konfirmon tërheqjen nga pjesëmarrja në Festën e Birrës në Korçë

Kjo nuk është hera e parë që dyshja vijnë në një bashkëpunim, por besohet që edhe këtë radhë do pritet mirë nga publiku.

Të dy artistët momentalisht janë shumë të angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/