LAJMI I FUNDIT:

Fabregas kujton takimin e parë me Messin, tregon shumë gjëra nga e kaluara dhe e uron për më të mirën pas largimit nga Barcelona

Fabregas kujton takimin e parë me Messin, tregon shumë gjëra nga e kaluara dhe e uron për më të mirën pas largimit nga Barcelona

Cesc Fabregas ndau historinë prekëse dhe mjaft të turpshme të takimit të tij të parë me Lionel Messin, ndërsa ai i bëri nderim ish-idhullit të Barcelonës.

Katalunasit njoftuan këtë javë se Messi, 34-vjeçar, nuk do të vazhdonte në Camp Nou për shkak të kufizimeve të pagave në La Liga të cilat e bëjnë të pamundur rinovimin e kontratës së tij.


Dhe Fabregas, i cili doli nga La Masia së bashku me argjentinasin, shfrytëzoi rastin për t’i thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarit të tij, i cili e ka shkruar veten në historinë e klubit gjatë dy dekadave të fundit.

“Asgjë nuk do të jetë më njëjtë përsëri, as Camp Nou, as qyteti i Barcelonës”, Pique me mesazh lamtumirës shumë emocionues për Messin
Lexo po ashtu “Asgjë nuk do të jetë më njëjtë përsëri, as Camp Nou, as qyteti i Barcelonës”, Pique me mesazh lamtumirës shumë emocionues për Messin

“Do ta kujtoj gjithmonë ditën kur erdhët në zhveshtore në moshën 13 vjeçare dhe na thanë se një fëmijë argjentinas kishte ardhur për t’u provuar”.

“U ule dhe nuk the asnjë fjalë. Trajneri më tha që të bëhem i fortë në një stërvitje një me një kundër teje, dukeshe aq i vogël sa mendova se do ta hiqja topin prej teje në një sekondë”, shkroi fillimisht Gabregas në mesazhin e parë në Twitter.

Megjithatë, ish-ylli i Barcelonës, Arsenalit, Chelsea dhe Spanjës, u vërtetua shpejt se ishte i gabuar, duke u bërë një nga të parët nga shumë lojtarët në gjithë botën që vuajtën nga aftësitë e shkëlqyeshme të Messit në top.

“Më trullose, më le në tokë dhe nga aty e dija që ishe diçka i veçantë. Ëndrra ime kishte qenë gjithmonë të luaja në ekipin e parë të Barçës, por ta bëja atë me ty dhe me Gerard Pique, e bëri atë ëndërr shumë më të veçantë”.

“Në fund ajo u bë e vërtetë dhe vetëm për faktin se u ndjeva sikur luaja si 9 fals përkrah jush dhe duke parë lidhjen që kishim, kjo i bëri të gjitha të vlefshme. Ju largoheni si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Barça nuk do të jetë kurrë e njëjtë pa ju”.

“Faleminderit për gjithçka që keni dhënë dhe gjithçka që jeni, sepse pas asaj kafshe konkurruese qëndron një person spektakolar, i përulur, i sjellshëm dhe bujar”.

“Ju uroj gjithë të mirat, Anto, Thiago, Matu dhe Ciro. Jam i sigurt që do të jeni të lumtur kudo që të shkoni. Unë ju dua”, përfundoi Fabregas serinë e mesazheve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori