LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Nga 416.614 të vaksinuar me dy doza, vetëm 167 janë infektuar me COVID-19

Maqedoni: Nga 416.614 të vaksinuar me dy doza, vetëm 167 janë infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, informon se nga 416,614 persona të cilët janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër Covid-19, gjithsej 167 janë infektuar 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Nga MSH thonë se vetëm 11 prej tyre janë hospitalizuar, duke shtuar se ky është tregues se numri i të infektuarve pas vaksinimit është shumë i vogël, dhe konfirmon se vaksina është e dobishme dhe është mënyra e vetme për të ndryshuar imazhin e pandemisë.

“Sipas analizës së fundit nga 1 deri më 31 korrik, janë regjistruar gjithsej 809 raste të testeve pozitive për Kovid 19. Nga tyre, 82 persona janë infektuar më shumë se 14 ditë pas vaksinimit me dozën e dytë. Kjo tregon faktin se vaksina është efektive vetëm kur jepen dy doza dhe kur kanë kaluar më shumë se 14 ditë nga marrja e dozës së dytë”, thonë nga MSH.


Prej atje theksojnë se vetëm 10 përqind e të gjitha rasteve aktive në korrik u infektuan me Covid pas marrjes së dozës së dytë.

Ndër pozitivët, ka të vaksinuar me Sinofarm, Astra Zeneka, Sputnik V, Pfizer, ndërsa ka edhe të infektuar të cilët janë vaksinuar jashtë vendit me vaksinën Moderna.

MSH apelon se në këtë periudhë është me rëndësi që qytetarët të tregojnë interes më të madh për vaksinim dhe të vaksinohen, sepse, siç theksojnë në kumtesë, vetëm me imunitet kolektiv mund të pengohet mutacioni i virusit SarsKov 2 dhe përhapja e tij e shpejtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Lajme
MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHT hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Lajme
​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

​Ish-zëvendësministri: Pagat nuk mund të rriten vetëm për sektorin e arsimit

Arsim
Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Ndodh në Korçë, 86-vjeçari nxjerr gruan nga shtëpia: S’i plotësoja dot nevojat seksuale!

Lajme
Kalo në kategori