LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, provoi t’i jap ryshfet 10 euro zyrtarit policor

Arrestohet një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, provoi t’i jap ryshfet 10 euro zyrtarit policor
Foto: Arkiv/Ilustrim

Shtetasi shqiptar me inicialet  Q.H, i lindur në vitin 1971, gjatë procesit të kontrollit, në pasaportën e tij kishte lënë një kartëmonedhë (10 euro), dhe kur është pyetur nga zyrtari  kufitar për kartëmonedhën, i njëjti ishte përgjigjur se i kishte lënë për kafe.

“Me këtë rast zyrtarët policorë kanë marrë masat e nevojshme, është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit  personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës si dhe kartëmonedha është konfiskuar si dëshmi materiale” thuhet në komunikatë të Policisë së Kosovës.


Pas përfundimit të procedurave personi i dyshuar, me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit, kurse malli së bashku me automjetin është kthyer prapa./Telegrafi/.