Laporta thyen heshtjen dhe zbulon arsyen pse u largua Messi nga Barcelona: Klubi është mbi të gjitha, edhe mbi lojtarin më të mirë në botë
Lionel Messi është larguar përfundimisht nga Barcelona, pas 16 viteve të kaluara në ekipin e parë.
Kishte një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për pesë vite të tjera, por regjistrimi i tij ka qenë i pamundur për shkak të aspektit financiar.
E për largimin e Messit nga Barcelona ka folur edhe presidenti i gjigantit katalunas, Joan Laporta në një konferencë për shtyp.
Laporta është parë i emocionuar derisa ka folur fillimisht për problemet katastrofale të Barcelonës me financat.
“Unë jam këtu për të shpjeguar situatën me Messin. Fatkeqësisht ne kemi marrë një trashëgimi katastrofike. Fatura e pagës përfaqëson 110% të të ardhurave të klubit. Ne nuk kemi diferencë rroge. Ne e dinim që kur mbërritëm në klub”.
“Numrat që ishin paraqitur pas auditimit, janë shumë më tepër sesa ato që na kishin thënë dhe ato që kishim parashikuar bazuar në shifrat zyrtare. Humbjet e parashikuara janë shumë të larta, borxhet e parashikuara janë të larta”.
“Nuk ka pagë diferenciale. Për të qenë në përputhje me “Fair-Play’-in e La Ligas, ne duhej të pranonim një marrëveshje të La Ligës që hipotekoi për gjysmë shekulli të drejtat televizive të një klubi me histori 120 vjet në këtë Ligë”.
“.Një klub që është mbi të gjitha. Me lojtarët, nga më të mirët në botë, presidentin dhe gjithçka. Unë nuk mund ta lejoja atë kredi të të drejtave televizive. Klubi është mbi lojtarët, qoftë ai më i miri në botë”.
Tutje presidenti i Barcelonës ka thënë se dëshira e Messit ishte të qëndronte te Barcelona, ashtu edhe e klubit që argjentinasi të mbetej.
“Rinovimi i Leo përfshinte pranimin e një operacioni që nuk është interesant për Barçën. Unë dua që të jetë e qartë se Leo donte të qëndronte, edhe ne gjithashtu. Vjen një kohë kur në një negociatë ju duhet të ngriheni, të analizoni gjërat në mënyrë rigoroze dhe me shifra. Rregulli i La Liga mund të jetë më fleksibël, por kjo nuk është justifikim sepse ne tashmë e dinim. Trishtim, por mendoj se ne kemi bërë më të mirën për Barçën”.
Laporta ka thënë se nuk do të krijoj shpresa të rreme, pasi Messi ka një afat kohor për të nënshkruar dhe ka shumë propozime para vetës.
“Messi lë një trashëgimi të shkëlqyer. Ai është lojtari me më shumë tituj në historinë e klubit. Ka lënë shumë gëzime, një iluzion kolektiv. Shumë imazhe për historinë. Ne kemi mirënjohje të përjetshme”.
“Nuk dua të krijoj shpresa të rreme. Ka një afat kohor dhe lojtari ka propozime të shumta. Mesit i duhet gjithashtu kohë për të qenë në gjendje të vlerësojë dhe ekzekutojë opsionet e tjera që ai ka. Leo ka vënë të gjitha lehtësitë e mundshme”.
“Grupi i menaxhimit të klubit, po punon për të liruar një pjesë të faturës së pagave. Nuk është e lehtë sepse janë kontrata që janë në fuqi. Ata janë lojtarë që kanë ristrukturuar më parë pagën e tyre dhe nuk është e lehtë”, u shpreh Laporta.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë
Legjenda angleze ishte përballë Amorimit në ndeshje: Ai u zhgënjye me katër futbollistë
FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A