Historiani i njohur, Jusuf Buxhovi në një intervistë për “Përballje” në Telegraf me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për zhvillimet politike në vend, për qeverisjen e LVV-së dhe reformat që duhet t’i bëjë brenda ky subjekt, sikurse edhe LDK-ja.
Duke folur për qeverisjen aktuale të LVV-së, Buxhovi tha se është mirë që ka ndodhur ky ndryshim.
“Vitin e kaluar ndodhi një kthesë dhe erdh një ndryshim. LVV me marrjen e mbi 50% dhe marrjen e pushtetit, në kuptimin e zhvillimeve politike është një kthesë shumë e rëndësishme, sepse për herë të parë një parti politike e fiton të drejtën që legjislacionin në mënyrë parlamentare ta drejtoj në mënyrë të pavarur, sepse në një farë forme ajo nuk ka nevojë as për opozitën. Në këtë formë unë e kam përkrahë ndryshimin. Ndryshimi nuk mund të jetë çështje e zëvendësimit të një pushteti me një tjetër, pushteti veçmas në këto rrethana duhet të shikohet si kauzë e jo si një sprint 100 metra siç ndodhi me koalicion LVV-LDK”, tha Buxhovi.
Ai shtoi se duhet më së paku një vit që ta testojmë këtë qeverisje. Duke komentuar kritikat që po i bëhen LVV-së për emërime partiake, Buxhovi u shpreh se “çdo parti mbështetet në masë të madhe militantët e vet te kilentela e vet, dhe duhet të jemi realist këtu. Edhe LVV por edhe çdo parti tjetër ka obligim ndaj militantëve. Duhet të jemi kritik, nëse vendos familjarë dhe njerëz që nuk janë profesionistë, janë pjesë e nepotizmit, strukturave kriminale etj”.
Historiani Buxhovi më tej gjatë kësaj interviste u shpreh se LVV me sjelljet që ka tash është në kufijtë e egocentrizmit, dhe kjo është mirë.
“Shteti i Kosovës është arritja më e madhe e shqiptarizmit, shteti i Kosovës kurrsesi nuk bënë të futet në pazare të ndryshme, siç ndodhi para 6 viteve me Thaçin e Vuçiqin që u hap çështja e ndryshimit të kufijve”, tha Buxhovi në intervistë për Telegrafi.com
Buxhovi tutje tha se edhe LVV ka nevojë të bëjë reforma të brendshme dhe të mos mbështet vetëm te lideri.
“LVV të bëjë reforma të brendshme dhe të mos mbështetet vetëm te lideri. Të mos shndërrohet në parti lideriste dhe totalitare. Edhe LDK duhet të reformohet dhe të krijojnë një kulturë tjetër politike në vend të kemi dy pole e djathta dhe e majta”, u shpreh Buxhovi.
Ai foli edhe për LDK-në dhe zgjedhjen e Lumir Abdixhikut në krye të këtij subjekti.
Buxhovi tha se ka qenë kritik ndaj LDK-së, sepse “LDK është parti historike, dhe ka përgjegjësi që shtetin e Kosovës ta qoj më tutje e jo të veprojë në interesa të individëve të caktuar”.
Historiani u shpreh se me të drejtë LDK-ja është dënuar nga elektorati, pasi që sipas tij ky subjekt ka nevojë për reforma të brendshme
“Pas dënimit që mori nga elektorati, LDK e hap një faqe të re. Kam insistuar që LDK të mos bëhet pengesë që LVV e cila i kishte numrat të zgjedh parlamentin, presidenten, qeverinë, por të jetë bashkëpunuese në mënyrë që t’i ndihmohet LVV të qeverisë në përputhje me fuqinë e votës. LDK ende nuk është liruar nga fuqia e disa feudeve… dhe kjo parti duhet të reformohet nga brenda. Duhet të filloj reformën e thellë prej degëve e nëndegëve ta ndryshoj statusin”, u shpreh Buxhovi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj