LAJMI I FUNDIT:

Tuchel e cilëson lojtar fantastik Lukakun

Tuchel e cilëson lojtar fantastik Lukakun

Thomas Tuchel ka refuzuar të komentojë situatën e sulmuesit Romelu Lukaku, i cili thuhet se do të transferohet nga Interi te Chelsea.

Spekulimet rreth ardhjes së mundshme të Lukakut nga Interi janë intensifikuar ditëve të fundit.

Belgu është i prirur për një rikthim në Stamford Bridge dhe Interi është i gatshëm të shesë lojtarin për shkak të problemeve financiare të shkaktuara nga Covid-19.


Chelsea përgatit ofertën e re për Lukakun deri në 130 milionë euro
Lexo po ashtu Chelsea përgatit ofertën e re për Lukakun deri në 130 milionë euro

Por, tani i takon Chelseat të përmbushë kërkesat e tyre të cilat peshojnë hiç më pak se 130 milionë euro, pasi një ofertë me 100 milionë euro plus Marcos Alonso u refuzua nga klubi italian.

Për situatën e Lukakut është pyetur edhe trajneri i Bluve, Tuchel, pas barazimit 2-2 të së mërkurës ndaj Tottenham Hotspur, por trajneri gjerman ka refuzuar të komentoj situatën.

“Unë nuk do të flas për lojtarët që nuk luajnë në skuadrën time”, ka thënë fillimisht Tuchel.

Lukaku i kërkon Interit pranimin e ofertës së Chelseat
Lexo po ashtu Lukaku i kërkon Interit pranimin e ofertës së Chelseat

“Ai është një lojtar fantastik, por një lojtar i Interit dhe me gjithë respektin e duhur nuk do të flas për të”.

“Jo të gjithë, por unë mund të imagjinoj se shumë lojtarë duan të vijnë dhe të bashkohen me Chelsean, por ne nuk e komentojmë këtë!”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/