Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish të martën për të vazhduar debatin parlamentar për 100 ditshin e Qeverisë Kurti.
Me të nisur seanca plenare filluan edhe përplasjet ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.
Mes diskutimeve, u përfshi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ironizoi për identifikimin me “keqqeverisjen” e kaluar.
Ishte deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, pyeti opozitën, por pa përmendur emër, se a është më mirë për të qenë praktikant i qeverisjes së mirë apo veteran i keqqeverisjes dhe korrupsionit.
“A është më mirë praktikat i qeverisjes së mirë, apo veteran i keqqeverisjes dhe korrupsionit”, tha ai.
Siç njofton KP, më pas reaguan deputetët nga PDK të cilët kërkuan fjalën për replikë, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se deputeti Uka s’ka përmend emrin e asnjë partie, por nëse ndonjë prej partive identifikohet me keqqeverisjen mund ta marrë fjalën.
“Pse në emër të PDK-së, nuk e ka përmend fare. E ka përmend keqqeverisjen, s’po besoj që ju identifikoheni me keqqeverisjen”, shtoi Konjufca.
Në reagimin e tij, deputeti Bekim Haxhiu tha se janë krenarë me të kaluarën e PDK-së në qeverisje.
“Sa i përket të kaluarës, shikoni deputetët e PDK-së, çdo njëri është krenar me të kaluarën e vet. Qoftë para luftës, qoftë gjatë luftës dhe pas saj”, tha ai.
Këtë reagim e quajti të çuditshëm deputeti i LVV-së, Fitim Uka, i cili tha se është për keqardhje që keqqeverisja ka zëdhënës të saj.
“Personalisht fola për keqqeverisjen, por është e çuditshme se sa herë flitet për keqqeverisjen këtu ka disa zëdhënës të saj”, tha Uka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje