Deputetet e PDK-së, Floretë Zejnullahu dhe Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë se janë kërcënuar nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.
E ndaj këtyre akuzave ka reaguar deputetja e LVV-së, nga lista Guxo, Doarsa Kica-Xhelili.
Ajo ka thënë se këto janë shpifje.
“Është e jashtëzakonshme mënyra sesi shpifja është krijuar në një diskurs standard këto ditë, kur kënaqshmëria me presidenten e vendit ka shkuar në ngritjen më të lartë ndonjëherë në historinë e Republikës së Kosovës, prej 63%. Ne kemi këtu persona që nuk janë në gjendje ta pranojnë këtë fakt, për më tepër dalin e flasin për gjëra absolutisht të pavërteta, e harrojnë faktin që në historitë e mëparshme të presidentëve të mëparmë, kanë shkuar aq larg sa të paguajnë 6 mijë euro për një biletë të vetme në klasë biznesi, për zonjën e parë të Republikës së Kosovës, por këto janë harruar”, u shpreh Kica-Xhelili.
Ajo shtoi se tash përmenden shpifje si ajo që z.Sadriu po e kryen detyrën e ambasadorit, e ai nuk është emëruar ambasador.
Deputetja e LVV-së, tha se disa persona nuk po e kuptojnë se është ligji që e mbron çdo individ të Republikës së Kosovës nga shpifja dhe fyerja.
“Këta persona nuk po merren me substancën e paralajmërimeve për padi dhe shpifje, nuk po e kuptojnë faktin se është ligji që e mbron çdo individ të Republikës së Kosovës nga shpifja dhe fyerja, këta po vazhdojnë e po shpifin dhe këtë e pamë edhe sot kjo është e çuditshme, që anëtarë të një partie politike, nga të cilët ka ardhur një president i mëparmë, i cili ka dhënë 6 mijë euro për biletë për zonjën e parë, sot më flasin për një rol që po e kryen zotëriu i parë sipas ligjeve. Kjo nuk duhet të pranohet”,u shpreh ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!