LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

Deputetja e PDK-së, Floretë Zjenullahu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është kërcënuar nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

“Të nderuar para jush dua të paraqes kërcënimin që kam marr nga bashkëshorti i zonjës Osmani, Prindon Sadriu. I rrethuar me pushtetin e bashkëshortes dhe partnerit të saj qeverisës, Albin Kurti ai ka marrë guximin të kërcënoj deputetët e Kuvendit, pas publikimit të fakteve ndaj tij dhe jetës luksoze që ai dhe bashkëshortja e tij bëjnë”, ka thënë Zjenullahu.


Ajo ka shtuar se këto fakte duket se i kanë prishur rehatin familjes presidenciale.

“Ai ndoshta ka menduar se përmes kësaj letre kërcënuese unë mund të frikësohem dhe të heshti, por nga këtu i bëjë me dije se ka gabuar adresën e personit dhe adresën politike që kemi menduar se mund ta frikësoni e shantazhoni”, ka thënë Zejnullahu.

Deputetja ka shtuar se ajo dhe partia e saj PDK, do të vazhdojmë të denoncojë çdo zhvatje të buxhetit të Kosovës

“I bëjë me dije bashkëshortit të zonjës Osmani se do ta padis në organet e drejtësisë për kërcënimin që më ka bërë menjëherë pas kësaj seance”, tha Zejnullahu. /Telegrafi/