LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

Edhe deputetja tjetër e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është kërcënuar përmes një letre nga bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

“Para disa ditësh në postën time në Kuvend më kishte ardhur një zarf, ku shkruhej se ishte dërguar nga presidentja Vjosa Osmani. Pasi e hapa për çudi brenda nuk ishte shkresa nga presidentja, por një letër e pa nënshkruar e Prindon Sadriut. Letra që ma kishte dërguar me emër të presidentes përmbante një kërcënim për padi civile. Arsyeja e përmendur ishte se unë në një prej televizioneve pasna deklaruar se ai ishte ambasador me korrespodencë dhe se nuk rrinte në Shkup dhe udhëton çdo ditë dhe se atë ambasador e bëri bashkëshortja e tij”, ka thënë Musliu.


Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi
Lexo po ashtu Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

Ajo ka shtuar se në letrën që Sadriu i kishte dërguar i kishte  caktuar edhe afatet se kur do t’i kërkoj falje.

“Nëse kjo nuk ndodh atëherë do të pasojë padia ndaj meje”, tha Musliu.

Ndryshe edhe deputetja tjetër e PDK-së, Floretë Zejnullahu tha se është kërcënuar nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori