LAJMI I FUNDIT:

PDK: Qeveri hipokrite, po hap dyert për produktet serbe

PDK: Qeveri hipokrite, po hap dyert për produktet serbe

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në një konferencë për medie e ka quajtur Qeveri hipokrite, ekzekutivin e udhëhequr nga Albin Kurti.

Këto komente ai i bëri duke iu referuar siç thotë vendimit të ministres së Ndërrmarrësisë, Rozeta Hajdari, për heqjen e taksës ndaj bllokave të ndërtimit të importuar nga Serbia, me arsyetimin se ka skaduar masa antidamping e vendosur para pesë vjetësh.

“Ne kemi marrë me shume shqetësim këtë ngjarje, kjo është Qeveri hipokrite, tash le më që po qesin pengesë, por po largojnë edhe ligje dhe do të vërshohemi nga produkte serbe në Kosovë”.


Sipas tij, pas këtij vendimi vendi do të vërshohet nga produkte serbe, duke shtuar se me vendimet e saj Qeveria po mbyll dyert për Shqipërinë e po hap ato me Serbinë.

Ai tha se do të kërkojnë edhe interpelanca e debate për këtë çështje.

“Po hapin dyert për Serbinë dhe po mbyllin dyert për Shqipërinë. Ata janë vetëm kundër produkteve vendore. Do ta shqyrtojmë këtë vendim, do të kërkojmë edhe interpelanca edhe debate ku do të  tregojmë fytyrën e vërtetë të kësaj Qeveria që e ka pas për qëllim veç marrjen e pushtetit”, tha Lushtaku. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Kalo në kategori