LAJMI I FUNDIT:

Depay beson se mund të luajë me Messin dhe Agueron te Barcelona

Depay beson se mund të luajë me Messin dhe Agueron te Barcelona

Memphis Depay është i bindur se ai, Lionel Messi dhe Sergio Aguero janë kompakt dhe mund të luajnë së bashku në ekipin e Barcelonës.

Reprezentuesi holandez u bashkua me ekipin katalunas në një transferim falas nga Lyoni menjëherë pasi Aguero bëri kalimin nga Manchester City.


Ekipi nga Camp Nou pritet gjithashtu të mbajë Messin këtë verë pavarësisht se kontrata e tij skadoi në fund të qershorit.

Memphis Depay prezantohet te Barcelona: Ëndërr e bërë realitet, mezi po pres të luaj me Messin
Lexo po ashtu Memphis Depay prezantohet te Barcelona: Ëndërr e bërë realitet, mezi po pres të luaj me Messin

Ka pasur pyetje nëse treshja mund të luajë në ekip në të njëjtën kohë, por Depay është i bindur se ata do ta zgjidhin atë.

“Do të ishte mahnitëse të luaja me Messin. Shpresojmë se është e mundur. Ai ka një numër cilësish që i duhen skuadrës dhe do të ishte e rëndësishme të ndërtojmë gjithçka rreth kësaj”, ka thënë fillimisht Depay për Sport.

“Ka shumë talent në ekip. Do të ishte mirë për mua të luaja përkrah tij dhe të fitoja tituj”.

Fjalët e para të Depay si lojtar i Barcelonës: Ëndërr e bërë realitet, jam gati të bëjë gjithçka për klubin
Lexo po ashtu Fjalët e para të Depay si lojtar i Barcelonës: Ëndërr e bërë realitet, jam gati të bëjë gjithçka për klubin

“Ne kemi shumë sulmues, por të gjithë të ndryshëm sipas mendimit tim. Unë kam aftësi dhe forca të ndryshme nga Aguero, për shembull, ose ndonjë lojtar tjetër”.

“Unë mendoj se të tre jemi kompakt dhe të ndryshëm, por ne do të shohim se si gjithçka ndodh”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori