LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku takohet me strukturat e Degës së LDK-së në Zvicër, diskutohet për zgjedhjet lokale

Abdixhiku takohet me strukturat e Degës së LDK-së në Zvicër, diskutohet për zgjedhjet lokale

Kryatari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka takuar sot strukturat e degës së LDK-së në Zvicër.

Në këtë takim ndër të tjera u diskutua edhe për procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, dhe rolin e mërgatës në këto zgjedhje.

“Gjatë takimit me Degën e LDK-së në Zvicër u diskutua edhe për regjistrimin e mërgatës për votim, prandaj rikthimi jonë është i pandalshëm”, ka njoftuar LDK përmes një postimi në Facebook.


LDK ka vlerësuar lartë diasporën shqiptare duke i konsideruar aset i rëndësishëm për Kosovën jo vetëm në aspektin financiar por edhe atdhetar e shtet-ndërtues.

“Mërgata jonë e ka dëshmuar veten në kohërat më të vështira, para, gjatë dhe pasluftës në ndihmën dhe përkrahjen e pa rezervë për shtetin e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke iu dëshiruar pushime të këndshme në Kosovë bashkatdhetarëve, LDK thotë se mërgata nuk mund të quhet pjesë e ndashme.

“Ne dhe mërgata jemi i njëjti trup me degë të shpërndara, jemi nga i njëjti trung dhe i njëjti gjak, andaj ata asnjëherë nuk janë pjesë e ndashme nga Kosova, janë pjesë përbërëse e familjes sonë të madhe, LDK-së”, thuhet tutje në komunikatën e LDK-së. /Telegrafi/