LAJMI I FUNDIT:

“Ai duhet të qëndrojë” – Ronaldinho: Messi është historia e Barcës, pasi të pensionohet askush nuk do të guxojë ta prekë numrin 10

“Ai duhet të qëndrojë” – Ronaldinho: Messi është historia e Barcës, pasi të pensionohet askush nuk do të guxojë ta prekë numrin 10
(Foto: CaughtOffside/dmcc)

Ronaldinho i ka kërkuar Lionel Messit të qëndrojë te Barcelona duke theksuar se argjentinasi është në një pozitë ku mund ta bëjë të qartë se askush nuk do ta prekë fanellën me numrin 10 në Camp Nou.

Superylli katalunas e ka bartur me krenari fanellën ikonike që nga viti 2008 kur e trashëgoi nga legjenda braziliane.


Kampioni i botës dhe dy herë futbollisti më i mirë në botë, Ronaldinho, është i lumtur që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e ka ngritur shumë më lartë standardin, prandaj dëshiron që ai të qëndrojë te Blaugranët.

(Foto: ArtPhotoLimited)

“Ai duhet të qëndrojë doemos, ai është historia e Barcës. Kur të pensionohet Messi, që shpresoj të ndodhë edhe shumë gjatë, ai do ta lë numrin 10 aty dhe askush nuk do ta prekë më”, ka deklaruar Ronaldinho, i cili ka luajtur për pesë vite te klubi spanjoll.

Ndryshe, Messi është pa kontratë që nga 30 qershori dhe akoma nuk ka marrëveshje për nënshkrimin e kontratës së re. Oferta ekziston, por problemet financiare të Barcelonës janë duke e penguar nënshkrimin e saj. /Telegrafi/

(Foto: dmcc)

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori