LAJMI I FUNDIT:

PSG e sigurt në transferimin e Pogbas për vetëm 50 milionë euro

PSG e sigurt në transferimin e Pogbas për vetëm 50 milionë euro

Klubi francez, Paris Saint-Germain është i sigurt se mund ta transferojë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, për një çmim të përgjysmuar.

Pogba tani ka vetëm edhe një vit kontratë me klubi nga Old Trafford dhe deri më tani ka refuzuar të rinovojë atë.

Situata e tij ka alarmuar klubin anglez që frikësohet se mund ta humb edhe një herë si lojtar të lirë, por edhe klubet e mëdha evropiane që e duan transferimin e tij.


Unitedi konsideron shitjen e Pogbas këtë verë pasi rrezikon ta humb falas, PSG po diskuton kushtet personale me lojtarin
Lexo po ashtu Unitedi konsideron shitjen e Pogbas këtë verë pasi rrezikon ta humb falas, PSG po diskuton kushtet personale me lojtarin

I tillë është klubi francez, PSG, i cili e do që një kohë të gjatë mesfushorin e Unitedit dhe tani beson që është koha ideale për ta transferuar atë.

Sipas mediumit The Telegraph, PSG beson se ata mund të nënshkruajnë me Pogban për vetëm rreth 43 milionë funte apo 50 milionë euro këtë verë.

Manchester Unitedi etiketon katër zëvendësues të mundshëm për Paul Pogba, pasi klubi po konsideron shitjen e tij te PSG
Lexo po ashtu Manchester Unitedi etiketon katër zëvendësues të mundshëm për Paul Pogba, pasi klubi po konsideron shitjen e tij te PSG

Edhe Manchester Unitedi thuhet se po pret që klubi francez të bëjë një ofertë për mesfushorin, i cili po refuzon të zgjasë kontratën e tij.

PSG deri më tani ka siguruar transferimin e Achraf Hakimi, Giorginio Wijnaldum, Gianlugi Donnarumma dhe Sergio Ramos, dhe Pogba do të ishte ‘qershia mbi tortë’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Liga e Kampionëve
I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Serie A
Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

La Liga
Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Liga e Kampionëve
Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

La Liga
Kalo në kategori