LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedi etiketon katër zëvendësues të mundshëm për Paul Pogba, pasi klubi po konsideron shitjen e tij te PSG

Manchester Unitedi etiketon katër zëvendësues të mundshëm për Paul Pogba, pasi klubi po konsideron shitjen e tij te PSG

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba mund të largohet nga Old Trafford në këtë afat transferimi për t’u transferuar të Paris Saint-Germain në Ligue 1.

Sipas raporteve, Unitedi po shqyrton mundësinë e arkëtimit të parave nga Pogba, pasi është gati ta lejoj atë të bashkohet me PSG-në.


Francezi ka vetëm një vit nga kontrata e tij aktuale dhe me klubin që heziton ta humbasë atë për herë të dytë falas, një ndarje këtë verë për 50 milionë euro është shumë e mundshme.

Sipas Daily Mail, Unitedi është duke duke shqyrtuar nëse do të shesin 28-vjeçarin këtë verë, me interesin e PSG-së duke i vënë ato “nën presion”.

Unitedi konsideron shitjen e Pogbas këtë verë pasi rrezikon ta humb falas, PSG po diskuton kushtet personale me lojtarin
Lexo po ashtu Unitedi konsideron shitjen e Pogbas këtë verë pasi rrezikon ta humb falas, PSG po diskuton kushtet personale me lojtarin

Padyshim, një talent si Pogba nënkupton që ai ia vlen të ruhet. Por, duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale, ky është një rast kur duhet të shitet tani ose të lejohet të largohet falas në verën e 2022.

Duke qenë kështu, Express Sport ka hedhur një vështrim në lidhje me zëvendësuesit e mundshëm të Pogbas, teksa ka etiketuar katër lojtarë si pasues të mundshëm të francezit.

Jack Grealish (Aston Villa)

Unitedi dhe Ole Gunnar Solskjaer në veçanti – janë gjithashtu admirues të mëdhenj të reprezentuesit anglez, ashtu sikurse rivalët e Manchester Cityt.

Solskjaer dëshironte që Glazers të paguanin 75 milionë funte për 25-vjeçarin vitin e kaluar, por iu tha se ai ishte thjesht shumë i shtrenjtë.

Por, këtë verë, me Unitedin që admiron Grealish për lidershipin, kreativitetin dhe kërcënimin e tij sulmues, është e mundur që ata të zgjedhin të rivalizojnë fqinjët e tyre kur bëhet fjalë për nënshkrimit të tij.

Eduardo Camavinga (Rennes)

Gjatë javëve të fundit, United ka qenë i lidhur fortë me adoleshentin e Rennes, Camavinga, i cili tashmë ka kaluar dy vjet në ekipin e parë francez, pavarësisht se është 18 vjeç, dhe gjithashtu ka bërë tre paraqitje për kombëtaren.

United e ka ndjekur gjerësisht lojtarin dhe madje ka zgjedhur të nënshkruajë me Hannibal Mejbri para Camavingas në verën e vitit 2019.

Megjithatë, ekziston një problem. Disa drejtues brenda Djajve të Kuq besojnë se ai do të preferonte një lëvizje në Real Madrid ose PSG dhe nuk duan të nënshkruajnë një lojtar që nuk dëshiron të jetë plotësisht në Old Trafford.

Saul Niguez (Atletico Madrid)

Ditët e Saul Niguez në Atletico Madridi duket se janë të numëruara, pasi ata duan ta heqin spanjollin nga fatura e pagave ndërsa kërkojnë të ekuilibrojnë librat financiar pas pandemisë.

S​iç qëndrojnë gjërat, Liverpooli dhe Barcelona kanë qenë dy klubet më të lidhura me një lëvizje për mesfushorin, por kishte pretendime në fillim të javës se Unitedi ishte gjithashtu pjesë e garës dhe agjenti i lojtarit tashmë ishte në ‘negociata të avancuara’.

Saul u refuzua nga Unitedi në vitin 2014, por klubi e kuptoi se ata ishin gabim. Si pasojë, është e mundur që ata do të kërkojnë ta sjellin atë si një zëvendësues të mundshëm të Pogbas.

Declan Rice (West Ham United)

Ndërsa Declan Rice nuk do të ishte domosdoshmërisht një zëvendësues i drejtpërdrejtë i Pogbas, ai është ende nën shqyrtim nga Unitedi.

Ata e dinë që West Ham do të jetë ekipi i vështirë për të negociuar për anglezin, të cilin ata besojnë se ia vlen rreth 100 milionë funte.

Megjithatë, United mund të tundohet të provojë, veçanërisht nëse ata fitojnë 50 milionë euro nga shitja e Pogbas.

Rice admirohet nga John Murtough dhe Darren Fletcher.

Por, Djajtë e Kuq do të përballen me konkurrencën nga Chelsea kur bëhet fjalë për ta transferuar atë, pasi Thomas Tuchel është një admirues i madh i mesfushorit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori