LAJMI I FUNDIT:

​“Lista Guxo” garon e vetme në Ferizaj

​“Lista Guxo” garon e vetme në Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot ka certifikuar Iniciativën qytetare “Lista Guxo” për zgjedhjet lokale të këtij viti. 

Në “Listën Guxo”, ka pasur disa pakënaqësi kohëve të fundit, ku zyrtarë të kësaj partie në Ferizaj deklaruan se duan të garojnë të vetëm në zgjedhje dhe jo së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkaq, Donika Gërvalla kishte pohuar se do të garojnë së bashku me LVV-në, sikurse kanë qenë së bashku edhe në zgjedhjet parlamentare, transmeton Telegrafi.


“Lista Guxo ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme komunale të marrë pjesë në lista të përbashkëta me Lëvizjen Vetëvendosje. Të gjithë ata që përqafojnë vizionin politik të Listës Guxo duhet të synojnë ndryshimin e premtuar rrënjësor në vend dhe jo të qenit patericë e koncepteve të tjera politike, të cilat në zgjedhjet e 14 shkurtit janë ndëshkuar rëndë nga qytetarët e vendit”, kishte thënë ministrja Gërvalla.

Kurse, përfaqësuesit e Listës Guxo në Ferizaj, në reagimin e tyre publik kishin deklaruar se janë të vendosur për të garuar vetëm.

“Lista Guxo në Ferizaj me qëllim të informimit të drejtë , të saktë dhe sqarimit të opinionit publik, e rikonfirmojmë se me datën: 3 Korrik 2021 është marrë vendim që të garojmë si subjekt i veçantë në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale. Procedurat e regjistrimit si iniciativë janë tashmë në proces sikurse edhe përgatitjet teknike”, thuhej në reagimin e bërë para disa ditësh nga Lista Guxo në Ferizaj.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori