Zyrtarët e Listës Guxo nuk janë duke u pajtuar sa i përket garës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, ku së fundmi zyrtarja e kësaj partie, Donika Gërvalla pohoi se do të garojnë me një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, e pas kësaj deklarate ka reaguar Lista Guxo në Ferizaj, ku thotë se do të garojnë të vetëm dhe jo me LVV-në.
Në reagimin e bërë për media, thuhet se vendimi i tyre është që të garojnë si subjekt i veçantë në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale, transmeton Telegrafi.
“Lista Guxo në Ferizaj me qëllim të informimit të drejtë , të saktë dhe sqarimit të opinionit publik, e rikonfirmojmë se me datën: 3 Korrik 2021 është marrë vendim që të garojmë si subjekt i veçantë në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale. Procedurat e regjistrimit si iniciativë janë tashmë në proces sikurse edhe përgatitjet teknike”, thuhet në reagim.
Më tej, në reagim thuhet se “ne do të garojmë me 45 kandidatë për Asamblenë Komunale dhe kandidatin për Kryetar të Komunës e kemi lënë të hapur si mundësi”.
“Ky vendim ka ardhur pas kërkesave të parreshtura të votueseve dhe aktivistëve tonë, të cilët na kanë mbështetur në zgjedhjet nacionale. Të dashur votues, ne e dërguam në vend premtimin ndaj juve dhe si rezultat i pakënaqësive që kishim me lidershipin e vjetër të LDK-së, u përcaktuam që ta përkrahim znj. Vjosa Osmani dhe kandidatët tjerë për deputetë si alternativë, kemi konsideruar se kemi vepruar mirë e drejtë dhe nuk jemi penduar, sepse kemi dashur ta bëjmë ndryshimin dhe ta ndjekim rrugën rugoviane për shtetndërtim. Por, në asnjë moment ne nuk jemi zotuar para elekroratit se do të shkrihemi brenda Lëvizjes Vetëvendosje apo cilit do subjekt politik, përkundrazi i kemi premtuar elektoratit se do të formojmë subjektin tonë politik dhe do ta vazhdojmë aktivitetin tonë politik si subjekt në vete”, bëhet e ditur në deklaratën për media.
Tutje, Lista Guxo në Ferizaj, thekson se “ vendimi ynë është përmbushje e premtimit tonë ndaj elektoratit për ta vazhduar frymën rugoviane dhe angazhimi ynë do të jetë gjithmonë në përkrahje të personaliteve politike, të cilët ja duan dhe punojnë për të mirën e shtetit”.
“Ne shumë shpejtë do ta publikojmë listën me 45 kandidatë .
Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe çdo subjekt tjetër e personalitet politik, që punon për të mirën e shtetit të Kosovës dhe për qytetarët e komunën sonë , por asnjëherë nuk do të punojmë për interesa të ngushta personale dhe nuk do të devijojmë nga rruga e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova”.
Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield