Mijëra shqiptarë në pritje të miratimit të Ligjit për shtetësinë në Maqedoninë e Veriut
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, të enjten është vendosur në procedurë parlamentare miratimi i ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë, që është propozuar nga opozita shqiptare, që përbëhet nga Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët.
Ndryshimet e këtij ligjit të diskutueshëm tani një kohë të gjatë synojnë zgjidhjen e problemit të mijëra qytetarëve, kryesisht shqiptarë, të cilët edhe 30 vjet nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, nuk kanë arritur të pajisen me shtetësi.
Por, ky propozim-ligj që mbështetet edhe nga partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e Ali Ahmetit, që bën pjesë në koalicionin qeverisës, ka nxitur reagime të shumta nga partitë opozitare maqedonase.
Opozita maqedonase ka paralajmëruar se do ta bllokojë ligjin në forma të ndryshme, pasi ka thënë se është antikushtetues. Opozita argumenton se përmes këtij ligji synohet pajisja me shtetësi, pa asnjë kriter, e mijëra personave të tjerë, që mund të ndryshojnë edhe përbërjen etnike të vendit, duke aluduar në shqiptarët.
Skënder Rexhepi, kryetar i Grupit Parlamentar i opozitës shqiptare, thotë se me këtë propozim-ligji synohet të zgjidhet një problem jetësor i mijëra shqiptarëve të cilët sigurimi i shtetit, sipas tij, i kishte shpallur të rrezikshëm duke ua mohuar edhe të drejtat me elementare për jetë.
“Ligji i cili aktualisht është në fuqi, është në dëm të qytetarëve të cilat kanë problem me pajisjen me shtetësi, e të cilët jetojnë në kushte mizore në këtë shtet. Sigurimi i ka lënë mijëra njerëz pa shtetësi deri më sot, duke i karakterizuar ata si të rrezikshëm për shtetin, pavarësisht se kanë bërë edhe nga 70 vjet jetë këtu”, ka deklaruar Rexhepi.
Kryeministri Zoran Zaev, njëherësh kryetar i LSDM-së, thotë se propozimi parasheh lehtësira, përfshirë dhe përvojat evropiane për personat që kanë probleme gjatë marrjes së shtetësisë.
“Me ligjin e ri vetëm se zgjerohen kriteret dhe lehtësohen procedurat që këta njerëz të mund të pajisjen me shtetësi. Janë rreth 15 apo 16 kritere të reja, në bazë të procedurës mbi ndryshimet e fundit në Ligjin për shtetësi në vitin 2004. Në kuadër të propozim-ligjit kemi përfshirë edhe rregullativën evropiane sesi mund të jepet shtetësia në raste të ndërlikuara që nuk e arritën këtë të drejtë në procedurën normale”, ka deklaruar kryeministri Zaev.
Ligji parashihet të miratohet me procedurë të shpejtuar dhe “Yll Evropian”, një procedurë që mundëson miratimin e ligjit brenda disa ditësh.
Pikërisht forma e tillë e miratimit të ligjit, ka bërë partitë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM-në dhe “E Majta” të paralajmërojnë bllokimin e tij përmes formave të ndryshme. OBRM-PDUKM-ja këtë po e bën përmes ndërhyrjeve procedurale, ndërsa “E Majta” me amendamente.
“Ne do të bllokojmë kuvendin për të detyruar pushtetin që të heqë dorë nga miratimi i këtij ligji, pasi ka për qëllim që në mënyrë artificiale të pajisë me shtetësi rreth 70 apo 80 mijë persona. Ky ligji nuk guxon të kalojë. Ne tashmë kemi dorëzuar edhe një propozim tonin, me të cilin parashihen dënime me burg për çdokënd që keqpërdor procedurën e shpejtuar për miratimin e ligjeve, siç po ndodh edhe në rastin konkret me Ligjin për shtetësinë”, ka deklaruar deputeti i partisë ”E Majta”, Borisllav Krmov.
Opozita shqiptare veprimin e opozitës maqedonase e quan të turpshëm.
“Është e turpshme për këta deputetë, që një pikë kaq të rëndësishme për qytetarët, e kanë kaluar në banalitet. Nuk është në rregull që deputetët e VMRO-së të vazhdojnë me ndërhyrje procedurale për të penguar miratimin e Ligjit për shtetësinë ndërsa nesër dalin dhe kërkojnë vota nga qytetarët shqiptarë. Kjo është tallje nëse mendoni se ne nuk e dimë qëllimin tuaj”, ka deklaruar Skënder Rexhepi, kryetar i Grupit Parlamentar i opozitës shqiptare. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite