LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet numri i fanellës që do ta mbajë Sancho te Manchester Unitedi

Zbulohet numri i fanellës që do ta mbajë Sancho te Manchester Unitedi

Jadon Sanchos është vendosur t’i dorëzohet një numër i ri i fanellës kur më në fund të njoftohet transferimi i tij në Manchester United nga Borussia Dortmund.

Transferimi i Sanchos te Unitedi po shkon drejt fundit, pasi klubi i Ligës Premier u përpoq kot të nënshkruante sulmuesin anësor verën e kaluar.


Klubi ra dakord për çmimin e transferimit me Dortmundin ndërsa lojtari ishte ende me Anglinë në Euro 2020, dhe vetëm testet mjekësore kanë mbetur për të kompletuar transferimin.

Sancho, Varane dhe Trippier – Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit në sezonin e ri
Lexo po ashtu Sancho, Varane dhe Trippier – Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit në sezonin e ri

Tifozët kanë pritur për më shumë se një javë që marrëveshja të konfirmohet dhe, ndërsa ajo po shkon drejt fundit, ata duan ta dinë numrin që do ta mbajë Sancho.

Sipas mediumit The National News, me transferimin që duket të jetë çështje ditësh, tani është zbuluar, që Sancho do të veshë fanellën me numër 16.

Artikulli fillimisht kishte sugjeruar që 21-vjeçari mund të mbante numrin 7, të cilin e mbajti në Dortmund, por që atëherë është redaktuar duke e lënë më të qartë se çfarë numri fanelle do t’i jepet nënshkrimi i ri.

Ndërsa fanella me numër shtatë mund të konsiderohen më e përshtatshme për një anësor, ajo tashmë është veshur nga Edinson Cavani, ndërsa Anthony Martial mban numrin nëntë dhe Mason Greenwood atë 11.

Fanella me numër 16 mund të mos jetë veçanërisht ikonike në aspektin e futbollit, por në Old Trafford u bë legjendare nga ish-kapiteni Roy Keane.

Më vonë ajo u mbajte veshur gjithashtu nga një legjendë si Michael Carrick, i cili ende gjendet në klub në stafin e trajnerëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori