LAJMI I FUNDIT:

Krijimet unike të Hana Zeqës: Nga printeri 3D në pasarelë

Krijimet unike të Hana Zeqës: Nga printeri 3D në pasarelë
Foto: YouTube

Përparimi i teknologjisë ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm edhe në botën e modës.

Këtë më së miri e vërteton Hana Zeqa, nga atelieja e saj e vogël në Prishtinë ajo ka arritur të bëjë diçka më ndryshe se e zakonshmja.

Një fustan që ndryshon formën e tij sipas kushteve të dritës apo emocioneve tona? Ajo na shpjegon më së miri se si teknologjia do të formësojë të ardhmen e industrisë së modës, për ta bërë atë më personale, ekologjike dhe interaktive!


Fillimisht ajo tregon se lidhja e saj me modën ka filluar qysh në fëmijëri kur vishej në fustane të gjata dhe këndonte e performonte, ndërsa studimet profesionale i kreu në Londër.

Foto: YouTube

“Ne prodhojmë dy koleksione në vit. Moda e shpejtë mund të krijoj deri në 20 koleksione në vit të cilat përfundojnë në deponi. Kështu ne prodhojnë veshje më të limituara, të cilat njerëzit mund t’i mbajnë më gjatë në gardërobën e tyre dhe jo t’i veshin vetëm një herë”, thotë Zeqa teksa tregon më shumë në një intervistë për European External Action Service.

Tutje, Hana tregon më shumë rreth metodës së saj unike të punës, “Teknologjia e veshjeve nënkupton bashkimin e dizajnit dhe funksionalitetit. Për të krijuar për shembull një xhaketë e cila mat rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit, duke i dhënë kështu disa funksione një veshjes”.

“Për shembull, ju shkoni në punë me një veshje dhe pas punës doni të dilni për kafe. Lehtësisht mund të ndryshoni ngjyrat e veshjes me anë të ‘Bluetooth’ për ta bërë më të përshtatshme. Kjo është e ardhmja e industrisë së modës. Një koncept i ri, por një hap pozitiv drejt bërjes së Kosovës pjesë të kësaj industrie”, përfudon ajo. /Telegrafi/