LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mban një titull gazete të vendosur në dhomat e zhveshjes, aty ku flitet për Ronaldon – tifozëve nuk iu shpëtoi nga syri

Barcelona mban një titull gazete të vendosur në dhomat e zhveshjes, aty ku flitet për Ronaldon – tifozëve nuk iu shpëtoi nga syri

Barcelona mbanë një titull gazete të vendosur në dhomat e zhveshjes së tyre, aty ku flitet për Cristiano Ronaldon, që shërben si kujtesë për lojtarët.

Pjesa e shkëputur i takon mediumit AS dhe ajo mund të shikohet nga Lionel Messi e bashkëlojtarët e tij çdo ditë.

Ylli portugez ishte kundërshtari më i madh i Blaugranasve në ditët kur ishte te Real Madridi.


Por, kjo gjë nuk i ka ndaluar ata që të vendosin emrin e Ronaldos në dhomat e zhveshjes.

“Cristiano rikthehet pozitiv me COVID-19 dhe nuk mund të luajë ndaj Barçës”, thuhet në titullin e gazetës AS që qëndron e ngulitur te zhveshtorja e katalunasëve.

Edhe pse konsiderohet si rivali i tyre më i madh ndër vite, kjo u kujton lojtarëve të rinj te Barcelona se edhe lojtarët që kujdesen për vete, virusi mund t’i kap.

Kjo kishte ndodhur në takimin mes Barcelonës dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve, ndërsa ata kishin marrë fitore 2-0 në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Përfaqësueset
Ylli i Bayernit e lë të hapur mundësinë e largimit – Man City po ‘fërkon’ duart

Ylli i Bayernit e lë të hapur mundësinë e largimit – Man City po ‘fërkon’ duart

Bundesliga
Kalo në kategori