LAJMI I FUNDIT:

Helmimet në Deçan, LVV e AAK përplasen për kohën e reagimit të Qeverisë

Helmimet në Deçan, LVV e AAK përplasen për kohën e reagimit të Qeverisë

Derisa në Deçan vazhdon të jetë e shpallur gjendja emergjente, pozita dhe opozita kanë filluar akuzat dhe kundër akuzat në lidhje me kohën e reagimit të institucioneve në lidhje me helmimet.

Time Kadriaj në “Debat Plus” ka thënë se më shumë punë kanë bërë mediat se Qeveria e Kosovës.


“Ishte shumë shqetësuese se institucionet shëndetësore ishin shumë pak të furnizuara me barna për t’iu bërë ballë të gjithë atyre pacientëve që janë paraqitur. Edhe barnatoret private pas një kohe nuk kishin pasur më barna”, deklaroi Kadrijaj.

Nga ana tjetër deputeti i LVV-së, Mirsad Shkreta, ka thënë se në këto situata më së paku do të duhej bërë politikë.

“Reagimi i institucioneve ka qenë adekuatë dhe në kohë. Edhe institucionet në Deçan kanë thënë se rastet e para janë evidentuar të shtunën dhe se që të dielën është aktivizuar IKSHPK për të hulumtuar shkaktarët e këtij helmimi”, ka deklaruar Shkreta, përcjell Telegrafi.

Deputetja e AAK-së ka thënë se kryetari i Deçanit është detyruar ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak se ka parë që niveli qendrorë nuk po reagon.

Shkreta nga ana tjetër duke iu përgjigjur Kadriajt, ka thënë se vet niveli lokal ka njoftuar me vonesë për situatën e rëndë në Deçan.

“Ligji parashikon që niveli i shëndetit parësorë të njoftojë IKSHPK-në nëse ka rritje të rasteve”, ka deklaruar Shkreta.

“Mos e luani rolin e naivit, duke i ikur temës”, i është kundërpërgjigjur Kadrijaj.

“Shqetësimi sipas drejtorit të shëndetësisë në Deçan është rritur të dielën, kur edhe kanë nisur të rriten rastet…Barnat dërgohen në bazë të ndonjë kërkese. Ne duhet të dimë për çfarë ka nevojë Deçani”, i është kundërpërgjigjur Shkreta.

“Kjo ka qenë situatë emergjente. Nuk po flasim për situatë normale kur duhet të protokollohen kërkesat”, deklaroi Kadrijaj.

Shkreta i është përgjigjur deputetes së AAK-së duke akuzuar partinë e saj për gjendjen në shëndetësinë në Kosovë.

“Situata emergjente është shpallur me datën 13“, ka vijuar më tej Shkreta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori