LAJMI I FUNDIT:

Instituti GAP: Grantet në bujqësi u përfituan edhe nga ata që nuk merren me këtë sektor

Instituti GAP: Grantet në bujqësi u përfituan edhe nga ata që nuk merren me këtë sektor

Në dy raporte të ndara, Instituti për Studime të Avancuara GAP ka analizuar se si kanë ndikuar grantet dhe subvencionet në prodhimin bujqësor, megjithëse këto dy hulumtime tregojnë se përkundër programeve dhe shumave që ndahen me rreth 48 milionë euro çdo vit për grante dhe subvencione, nuk janë arritur rezultatet e pritura.

Gjatë prezantimit të raportit “Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor”, Jeton Mehmeti nga Instituti GAP theksoi se duke iu referuar edhe raporteve të auditorit, disa bizneset që nuk kanë qenë në sektorin e bujqësisë kanë përfituar nga programi i granteve për bujqësi.

Zyra Kombëtare e Auditorit ka vlerësuar se menaxhimi i sektorit të bujqësisë nuk është bërë në mënyrë të duhur.


Besnik Osmani auditor i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, theksoi procesi i monitorimit të rezultateve të granteve aktuale ka mangësi dhe nuk sigurojnë matjen e rezultateve dhe krijimin e zhvillimit të qëndrueshëm të këtij sektori.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli në këtë tryezë theksoi se arrestimet e fundit janë një rezultat i keqpërdorimeve të mëdha për grante dhe subvencione.

Prokuroria jep detaje në rastin 'Subvencioni 2021': Janë arrestur 21 persona prej tyre 14 zyrtarë
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje në rastin 'Subvencioni 2021': Janë arrestur 21 persona prej tyre 14 zyrtarë

Pacolli theksoi se si Komision i Bujqësisë e kanë kuptuar se situata në bujqësi është alarmante.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pavarësisht konfirmimit, nuk mori pjesë në këtë tryezë.

Ditë më parë, Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, si vazhdim i aksionit të mëhershëm “Subvencionet”, ku ishin arrestuar 21 persona nga të cilët 14 janë zyrtarë të AZHB-së.

Operacioni ishte zhvilluar në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, Gjilan dhe Istog. Shumica e të arrestuarve janë inspektorë të cilët kanë vepruar duke hartuar raporte të rrejshme. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi

Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi

Botë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro

Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

Ekonomi
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

Botë
Kalo në kategori