LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje në rastin ‘Subvencioni 2021’: Janë arrestur 21 persona prej tyre 14 zyrtarë

Prokuroria jep detaje në rastin ‘Subvencioni 2021’: Janë arrestur 21 persona prej tyre 14 zyrtarë

Pas aksionit të dytë të policisë në rastin “Subvencioni 2021”, Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një konference ka dhënë detaje.

Prokurori Rafet Halimi tha se operacioni është zhvilluar në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, gjilan dhe Istog.


Ai ka treguar se numri i të arrestuarve është 21, nga të cilët 14 janë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas tij shumica e të arrestuarve janë inspektorë të cilët kanë vepruar duke hartuar raporte të rrjejshme.

“Të njejtit dyshohen për marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtim ndikimi, legalizim i përmbajtje së rreme, mashtrim me subvencione etj. Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartëcekura dhe ndaj tyre do të paraqitet kërkesa për caktimin e paraburgimit”, tha ai.

Ndërkaq, Arben Paqarizi nga Policia e Kosovës ka deklaruar se rreth këtij rasti kanë prova të mjaftueshme.

“Operacioni i sotëm nga Policia e Kosovës është mbështetur më njësi të veçanta që ka zgjatë disa muaj. Në hetim është punuar dhe janë siguruar prova të mjaftueshme ndaj të dyshuarve. Kemi shikuar në pesë lokacione dhe kemi marrë prova relevante për rastin e mëtutjeshëm”.

Po ashtu u tha se Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale dhe ndaj tyre brenda 24 orëve do të paraqitet kërkesa për paraburgim. /Telegrafi/