LAJMI I FUNDIT:

PSG dorëzohet për transferimin e Messit

PSG dorëzohet për transferimin e Messit

Lionel Messi teknikisht mbetet një lojtar i lirë pasi i ka skaduar tash e dy javë kontrata me Barcelonën, por Paris Saint-Germain thuhet se kanë hedhur në tokë peshqirin duke pranuar humbjen në përpjekjet e tyre për ta nënshkruar atë.

Klubi francez nuk e ka fshehur interesin e tij për argjentinasin në të kaluarën, por tani duket se ndjenja nuk është e ndërsjellë dhe kështu ata kanë vendosur të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për ta ribashkuar atë me Neymarin, i cili do të zhgënjehet duke mos parë dëshirën e tij të bëhet e vërtetë.

Lajmi, i raportuar nga Le Parisien, do të vijë si një lehtësim i madh për tifozët e Barcelonës pasi mund të tregojë se rinovimi i Messit në Camp Nou është thjesht çështje kohe.


34-vjeçari ka qenë jashtë kontratës për dy javë, megjithëse Blaugranët përpiqen të rregullojnë buxhetin e pagave për ta bërë ri-nënshkrimin e tij një mundësi të vlefshme.

Presidenti Joan Laporta vazhdon të bëjë thirrje për qetësi dhe pohon se gjithçka po shkon mirë, duke thënë të hënën se rinovimi i Messit “po përparon në mënyrë adekuate”.

Vetë Messi po fillon një periudhë pushimi të merituar pasi fitoi trofeun e Copa America me Argjentinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori