LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat e hendbollit në konkurrencën e femrave fillojnë prej raundit të dytë në Kupën Evropiane, Vushtrria bartëse në short

Skuadrat e hendbollit në konkurrencën e femrave fillojnë prej raundit të dytë në Kupën Evropiane, Vushtrria bartëse në short
(Foto: kosovahandball.info)

Katër skuadrat kosovare të hendbollisteve, Vushtrria, Istogu, Prishtina e Ferizaj, do të nisin garimin në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Me raundin e dytë edhe fillon edicioni 2021/2022 në Kupën Evropiane. Shorti për këtë fazë garash është më 20 korrik, ndërsa ndeshjet luhen në muajin tetor. Ndeshjet e para janë më 16 e 17 tetor, ndërsa ato të kthimit më 23 e 24 tetor.


Federata Evropiane e Hendbollit tashmë ka ndarë skuadrat në vazo. Për raundin e dytë kualifikues, kampionia e Kosovës, KHF Vushtrria, është bartëse në short.

Ajo është bartësja e shtatë prej 25 skuadra që janë bartëse në shortin e 20 korrikut. Ndërkohë Istogu, Prishtina dhe Ferizaj nuk janë bartës në short.

Gjithsej në Kupën Evropiane garojnë 57 skuadra 16 më shumë se në edicionin e kaluar. Kupa Evropiane është niveli i tretë i garave evropiane për klube të hendbollisteve. Shtatë klube kanë kaluar direkt në raundin e tretë.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori