Megjithëse numri i të infektuarve me COVID-19 ka rënë, në bazë të përvojës së shteteve të tjera, mjekët parashohin se në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, në Kosovë do të dominojë varianti Delta i coronavirusit.
Vaksinimi po shihet si e vetmja mënyrë për parandalimin e një vale të re të vështirë të këtij virusi.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se edhe Kosova mund të preket nga vala e re e infektimit me COVID-19.
“Edhe Kosova sikur edhe tërë rruzulli tokësorë është e afektuar nga mundësitë e paraqitjes së valëve të reja me infeksion me COVID-19. Mirëpo mjeti më i suksesshëm, më i saktë dhe i domosdoshëm është vaksinimi”, u shpreh Vishaj.
Vishaj shtoi se, “Ndonëse fillimi i korrikut është duke shkuar në mënyrë të qetë, kjo nuk guxon assesi neve të na jep komoditetin dhe të mendojmë se është larguar rreziku”, theksoi Vishaj.
U.D i Drejtorit të Klinikës Infektive tha se “ne duhet të përgatitemi sikurse vala po vjen tash menjëherë”.
“e përgatitja jonë është përdorimi i vaksinës, të vaksinohet popullata sa më shpjet që është e mundur”, bëri thirrje Vishaj.
Në anën tjetër, internisti Driton Vela ka thënë se vala e re mund të parandalohet me vaksinim më masiv se që është duke u bërë tani.
“Diku rreth 19 për qind e popullatës së rritur është e vaksinuar me një dozë, që është solide por e pamjaftueshme për tu mbrojtur nga varianti Delta, prandaj qytetarët duhet të vaksinohen sa më shumë”, u shpreh Vela për RTV 21.
Vela shtoi se, “qytetarët duhet ta shfrytëzojnë rastin për tu vaksinuar, sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që ta krijojmë të ashtuquajturin mur kundër variantit Delta”.
Ai tha se nëse merren për bazë përvoja nga shtetet tjera, në Kosovë mund të presim që në fund të gushtit ose fillim të shtatorit të dominojë varianti Delta i COVID-19.
Të dy ata vlerësojnë se varianti Delta
“Ndryhsimet gjenetike është e ditur dhe e njohur që ndodhin, dhe duke u bërë këto mutacione ndonjë aftësi e virusit rritet, qoftë në përhapjen, por kisha me thanë edhe aftësinë e mos-përhapjen. Ky virus si duket e ka aftësinë e përhapjes, por sido që të jetë ne nuk duhet të jem në mëshirën e mutacioneve. Duhet të fokusohemi të vaksinimi, i vetmi mjet i sigurt, i fuqishëm që na siguron vjeshtë më të mbarë”, tha Vishaj.
Ndërkaq, Vela shtoi se varianti Delta e ka aftësinë që të përhapet shumë më shumë dhe kjo sipas tij është më e keqja e këtij virusi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Enver Sekiraqa tash e katër ditë i paarritshëm – detaje si erdhi deri tek vendimi për kthim në paraburgim
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Siljanovska-Dir: Mbështesim anëtarësimin e Ukrainës në BE
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit