Mancini para finales së Euro 2020: Shpresojë që në fund të fitojë teknika jonë ndaj fizikut të Anglisë
![Mancini para finales së Euro 2020: Shpresojë që në fund të fitojë teknika jonë ndaj fizikut të Anglisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/07/Mancini-2-780x439.jpg)
Roberto Mancini është parë çuditërisht i relaksuar përpara finales së Euro 2020 dhe shpreson që teknika e Italisë mund të fitojë kundër fizikut të Anglisë.
Finalja e madhe mes Italisë dhe Anglisë zhvillohet nesër (e diel) nga ora 21:00 në Wembley Stadium, ndërsa në konferencë shtypi ka folur trajneri Mancini.
“Unë nuk ndjehem i trazuar. Mund të ndihem ndryshe nesër…”, ka thënë fillimisht Mancini duke buzëqeshur në konferencën e tij për shtyp.
“Synojmë të argëtohemi, sigurisht, por gjithashtu shpresoj se mund të jemi thelbësorë. Nuk ka qenë e lehtë, kemi bërë mirë që kemi arritur këtu dhe ka edhe një shtytje para se të shkojmë të gjithë me pushime”.
“Ne kishim dashur të luanim stilin tonë të futbollit edhe kundër Spanjës, ata thjesht bënë mirë që na kufizuan. Identiteti ynë na solli deri këtu, ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë tani”.
“Anglia është fizikisht më e fortë se ne në të gjithë fushën, jo vetëm në mesfushë, por futbolli luhet me topin në këmbë, kështu që ne shpresojmë që teknika të mund të fitojë”.
Ish-menaxheri i Manchester Cityt u pyet nëse Anglia mund ta konsiderojë veten një komb futbolli në të njëjtin nivel me Italinë, duke marrë parasysh se kjo është finalja e tyre e parë në 55 vjet.
“Anglia gjithmonë ka pasur skuadra të mira, ata kanë qenë të pafat gjatë viteve. Do të jetë një lojë e mrekullueshme e futbollit në një stadium të mbushur plot dhe kjo është e mrekullueshme për këdo që e do këtë sport. I dimë cilësitë e tyre dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ju nuk mund të arrini në finale pa pasur një ekip të shkëlqyeshëm”.
“Ne duhet të përqendrohemi vetëm në futbollin tonë dhe shpresojmë të dëgjojmë tifozët tanë duke festuar në fund. Në fund të fundit është vetëm një ndeshje futbolli”.
“Ajo që duhet të bëjë Italia është të qëndrojë e qetë. Është e vështirë, për shumë arsye, por ne duhet të jemi të përqendruar në futbollin tonë dhe ta kuptojmë se është pengesa e fundit. Ne duam të kënaqemi me 90 minuta më shumë”.
Mancini ishte një nga talentet më të mëdhenj individualë në futbollin italian, por mezi u paraqit në fanellën e Azzurrëve.
“Ky është ndër momentet më të rëndësishme të karrierës sime. Kam luajtur me kombëtaren në shumë nivele, ne nuk fituam Kampionatin Evropian U-21 ose Kupën e Botës kur e merituam”.
“Ne përfaqësojmë Italinë dhe shpresoj që nesër të fitoj atë kënaqësi si trajner që nuk isha në gjendje ta shijoja si lojtar, pavarësisht se isha në disa ekipe shumë të forta të Azzurrëve”, përfundoi trajneri i Italisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Notat e lojtarëve, Slloveni 1-1 Danimarkë: Eriksen shkëlqen dhe shpallet yll i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-16-202514-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Slloveni 1-1 Danimarkë: Eriksen shkëlqen dhe shpallet yll i ndeshjes
![Anglia gati për ndeshjen debutuese në Euro 2024, Southgate starton me të gjtihë potencionalin sulmus](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Serbi-Angli-euro-2024-380x233.png)
Anglia gati për ndeshjen debutuese në Euro 2024, Southgate starton me të gjtihë potencionalin sulmus
![Sllovenia dhe Danimarka shënojnë nga njëherë, prodhojnë barazimin e parë në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-16-195724-380x233.png)
Sllovenia dhe Danimarka shënojnë nga njëherë, prodhojnë barazimin e parë në Euro 2024
![Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/received_3780016698894855.jpeg)
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
![Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/germany-380x233.jpg)
Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/0A9A7232_Original-2048x1365-1.jpeg)
"From Paris to Berlin"- paraqitja spektakolare e tifozëve shqiptarë përmes fotove nga stadiumi i Dortmundit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/buffon-1212-380x233.jpg)
"Pritja e Donnarummas ndaj Manajt vendimtare, nëse do të shënonte nuk kishim kohë për asgjë" - legjenda Buffon përgëzon portierin italian
![Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/perez-380x233.jpg)
Real Madridi fut në listën e dëshirave sensacionin e Serie A - ai kushton 30 milionë euro
![Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/page-2-1-380x233.jpg)
Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-7-380x233.png)
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-231254-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes