Kompania Pfizer njoftoi se është gati të kërkojë autorizimin në Shtetet e Bashkuara për një dozë të tretë të vaksinës së saj kundër COVID-19, por zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se një dozë përforcuese nuk është ende e nevojshme.
Kompania tha të enjten se një dozë tjetër mund të rrisë në mënyrë dramatike imunitetin dhe ndoshta mund të ndihmojë në parandalimin e varianteve shqetësuese të coronavirusit. Pfizer thotë se të dhënat e hershme nga një provë e kryer nga kompania sugjerojnë se nivelet e antitrupave tek njerëzit rriteshin pas marrjes së një doze të tretë. Por aplikimi nga ana e kompanisë nuk do të thotë se doza e tretë do të dalë së shpejti në qarkullim për t’u injektuar.
Do të jenë zyrtarët e shëndetit publik që do të vendosin nëse ajo është vërtet e nevojshme. Deklarata e përbashkët e Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Ilaçeve doli pas njoftimit të Pfizer-it. Në deklaratë thuhej se ato duan të shohin më shumë të dhëna para se të autorizojnë një dozë përforcuese.
Kërkimet nga shumë vende tregojnë se vaksinat Pfizer dhe të tjera të përdorura gjerësisht kundër COVID-19, ofrojnë mbrojtje kundër variantit shumë ngjitës delta, i cili po përhapet me shpejtësi në gjithë botën dhe tani llogaritet se paraqet shumicën e infeksioneve të reja në Shtetet e Bashkuara.
Dy doza të shumicës së vaksinave janë thelbësore për të zhvilluar nivele të larta të antitrupave që luftojnë të gjitha variantet e virusit, jo vetëm variantin delta – dhe shumica e vendeve të botës është në pritje të dozave fillestare mbrojtëse ndërsa pandemia vazhdon të zgjerohet.
Por, antitrupat natyrshëm zbehen me kalimin e kohës, kështu që studimet janë duke u zhvilluar për të treguar nëse dhe kur mund të duhen doza shtesë.
Dr. Mikael Dolsten i kompanisë Pfizer i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se të dhënat e hershme nga studimi i ri i kompanisë sugjerojnë që nivelet e antitrupave rritte pesë deri në dhjetëfish pas një doze të tretë.
Por Dr. William Schaffner, një ekspert i vaksinave në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt thotë se autoritetet e shëndetit publik do të duhet të vendosin nëse është vërtet e nevojshme, veçanërisht kur miliona njerëz nuk kanë mbrojtje.
“Vaksinat u krijuan për të na mbajtur jashtë spitalit” dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë pavarësisht variantit më ngjitës delta, tha ai. Dhënia e një doze tjetër do të ishte “një përpjekje e madhe ndërsa ne po përpiqemi t’u japim njerëzve dozën e parë”.
Aktualisht vetëm rreth 48 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar – dhe disa pjesë të vendit ka norma shumë më të ulta të imunizimit, në zona ku varianti Delta po rritet. Të enjten, Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha që kjo çon në “dy realitete” – zonat shumë të imunizuara të Amerikës që po kthehen normalitetit ndërsa shtrimet në spital po rriten në zona të tjera. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve
Zelensky për sulmet ruse: Mbi 50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist
SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?