LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial cakton 13 prokurorë në panelet hetimore me mandat trevjeçar  

Këshilli Prokurorial cakton 13 prokurorë në panelet hetimore me mandat trevjeçar  

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 201-të me radhë janë caktuar 13 prokurorë që do të shërbejnë në panelet hetimore për tri vitet e ardhshme.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga KPK-së.


“Në fillim të këtij takimi, anëtarët e KPK-së kanë propozuar emrat e prokurorëve që do të shërbejnë në panelet hetimore. Emrat e 13 prokurorëve të propozuar janë votuar për një mandat trevjeçar”, thuhet në komunikatë.

Tutje, “KPK-ja ka miratuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës për të filluar procedurat për avancimin e një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në këtë prokurori, me ç’rast ka votuar për shpalljen e brendshme për avancim sipas kërkesës së lartcekur”.

“Në vazhdim është trajtuar Raporti i Komisionit për avancim të prokurorëve të Shtetit, ku është bërë avancimi i dy prokurorëve në Prokurorinë e Apelit dhe dy prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, “Në fund të këtij takimi është trajtuar Raporti i Komisionit për vlerësimin e performancës së 12 prokurorëve me mandat fillestar, raport ky, i cili është miratuar pjesërisht nga anëtarët e KPK-së”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori