LAJMI I FUNDIT:

Ceka: Biden e njeh më mirë situatën në Kosovë, por na duhet bashkëpunim me demokratë e republikanë që t’i arrijmë qëllimet tona

Ceka: Biden e njeh më mirë situatën në Kosovë, por na duhet bashkëpunim me demokratë e republikanë që t’i arrijmë qëllimet tona

Përfaqësuesi i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka ka thënë se Kosova duhet të bashkëpunojnë edhe me demokratët, por edhe me republikanët në SHBA, në mënyrë që të arrijë qëllimet e saj.

Pavarësisht se presidenti Joe Biden e njeh më mirë Kosovën, pasi ka qenë për vizitë në vendin tonë, Ceka në një intervistë për Telegrafi u shpreh se nuk duhet të presim që administrata Biden të na kryejë punët tona.

“Duhet ta dini se Presidenti Biden njëherë duhet të kujdeset për popullin amerikan, për shtetin amerikan. Por, nëse pyesim a është i njohur më mirë me situatën, atëherë po, sepse ka qenë në Kosovë, ka vizituar Kosovën, është plus mjaft i madh”, u shpreh ai.


Investimet nga SHBA-ja, Ceka: Kosovës i nevojitet biznesi i diasporës
Lexo po ashtu Investimet nga SHBA-ja, Ceka: Kosovës i nevojitet biznesi i diasporës

I pyetur edhe për rolin e ish ndërmjetësit amerikan Richard Grenell për dialogun Kosovë – Serbia, ai tha se z. Grenell tash nuk përfaqëson administratën por është qytetar amerikan.

Ceka tha se, “Duhet ta dimë që në Amerikë nuk ka vetëm demokratë, ka edhe republikan. Në minutën që mendojmë në njërën anë e mendojmë që administrata e Biden do të na kryej punë, jemi gabim. Ne duhet të bashkëpunojmë edhe me republikanët edhe për demokratët që t’ia arrijmë qëllimit, sepse vetëm me një parti nuk mund t’i arrijmë qëllimet”, u shpreh Ceka për Telegrafin.

Investimet nga SHBA-ja, Ceka: Kosovës i nevojitet biznesi i diasporës
Lexo po ashtu Investimet nga SHBA-ja, Ceka: Kosovës i nevojitet biznesi i diasporës

“Mesazhi jonë është bashkëpunimi, sa më shumë t’i gërshetojmë idetë, kombi shqiptar do të përfitojë më shumë”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori