LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Italia është më e mirë sesa që u tregua ndaj Spanjës, e meritoi fitoren

Mourinho: Italia është më e mirë sesa që u tregua ndaj Spanjës, e meritoi fitoren

Jose Mourinho beson se Italia kishte qenë më e mirë se ajo që treguan kundër Spanjës, edhe pse Azzurrët sipas tij e meritonin të fitonin në penallti.

Skuadra e Roberto Mancinit rezervoi një vend në finalen e Euro 2020 duke mposhtur kombëtaren La Roja në penallti në ndeshjen gjysmëfinale në Wembley.

“Është gjithmonë për të ardhur keq për një ekip që humbet në penallti, por është realiteti i futbollit. Italia e përballoi presionin në një mënyrë më të mirë, ajo që fiton meriton të fitojë, por ishte një ndeshje e madhe futbolli”, ka thënë fillimisht Mourinho për TalkSport.


Enrique uron ekipin e tij për paraqitjen ndaj Italisë edhe përkundër humbjes dhe eliminimit
Lexo po ashtu Enrique uron ekipin e tij për paraqitjen ndaj Italisë edhe përkundër humbjes dhe eliminimit

“Spanja krijoi vështirësi të mëdha, duke luajtur pa një numër 9, mbrojtja e Italisë nuk kishte asnjë referencë, asnjë lojtar që markon, Spanja kishte Olmo dhe kontrollonte zotërimin e topit dhe Italia ishte në një situatë të vështirë, nuk e prisja 1-0 dhe Spanja reagoi, duke shënuar një gol dhe duke dërguar ndeshjen në kohën shtesë”.

“Ndjej që Italia ishte ajo që kanë qenë në vitet e kaluara, e fortë, e durueshme, mbrojtëse dhe gjithmonë kompakte. Por, Italia deri më tani nuk ishte ajo, ishte shumë më e mirë se kaq”.

“Deri dje, Italia ishte ekipi më i mirë në Euro 2020, ose një nga më të mirët. Duke luajtur mirë me krijimet në mesfushë, trekëndëshi Verratti, Jorginho dhe Barella kanë qenë fantastik. Ata ishin vërtet të mirë deri dje”.

Bonucci pas përballjes me Spanjën: Ndeshja më e vështirë që e kam luajtur ndonjëherë
Lexo po ashtu Bonucci pas përballjes me Spanjën: Ndeshja më e vështirë që e kam luajtur ndonjëherë

“Spanja ishte vërtet e mirë, por unë isha i zhgënjyer në kohën shtesë ata nuk kishin një qasje tjetër sepse, me kaq shumë ndryshime për të bërë edhe në kohën shtesë, ata mund të provonin pak më shumë”.

“Ndoshta Adama Traore mund të krijojë telashe në 10-15 minutat e fundit, Chiellini ishte krejtësisht i vdekur, për disa arsye ai nuk luajti dhe më pas penalltitë janë një art. Duhet ta kesh atë kontroll cilësor dhe emocional me një përgjegjësi të madhe”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori