LAJMI I FUNDIT:

E ngatërroi me tifoz, Bonucci u ndalua nga sigurimi – por situata përfundoi me një përqafim

E ngatërroi me tifoz, Bonucci u ndalua nga sigurimi – por situata përfundoi me një përqafim

Lojtarët e Italisë e kanë shijuar në maksimum fitoren në penallti ndaj Spanjës në gjysmëfinale të Euro 2020.

Azzurët e eliminuan Stuhinë e Kuqe përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.


Prija e penalltisë së Alvaro Moratas nga Gianluigi Donnarumma dhe ekzekutimi perfekt i asaj të fundit nga Jorginho, bënë që Italia të kalonte në finale të Euro 2020.

Mes emocioneve dhe festës së madhe, Donnarumma tregon se si arriti ta priste penalltinë e Moratas
Lexo po ashtu Mes emocioneve dhe festës së madhe, Donnarumma tregon se si arriti ta priste penalltinë e Moratas

Më pas, filloi festa me tifozët, derisa Leonardo Bonucci mori mundin që të festonte edhe jashtë fushe me ta.

Derisa u nis në drejtim të tyre dhe u afrua më pas për të festuar, një sigurime e ndaloi anëtarin e Juventusit.

Momenti kur Chiellini e fitoi betejën psikologjike ndaj Albas në hedhjen e monedhës për gjuajtjen e penalltive
Lexo po ashtu Momenti kur Chiellini e fitoi betejën psikologjike ndaj Albas në hedhjen e monedhës për gjuajtjen e penalltive

Duke mos e pasur idenë fillimisht se kush ishte, ajo e stopon Bonuccin, duke menduar se ishte ndonjë përkrahës i Italisë.

Por, më pas ajo e kuptoi se kush ishte dhe mbrojtësi e përqafoi atë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Tb8QiE3CGc0&ab_channel=nikemikey32