LAJMI I FUNDIT:

Enrique uron ekipin e tij për paraqitjen ndaj Italisë edhe përkundër humbjes dhe eliminimit

Enrique uron ekipin e tij për paraqitjen ndaj Italisë edhe përkundër humbjes dhe eliminimit

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka lavdëruar paraqitjen e futbollistëve të tij në ndeshjen ndaj Italisë në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2020.

Italia fitoi përballjen ndaj Spanjës me anë të penalltive (4-2), pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen 1-1 me golat e shënuar nga Federico Chiesa dhe Alvaro Morata.

Megjithatë, edhe përkundër humbjes dhe eliminimit, Enrique ka lavdëruar skuadrën e tij për paraqitjen.


Italia në finale të EURO 2020, fiton me penallti ndaj Spanjës
Lexo po ashtu Italia në finale të EURO 2020, fiton me penallti ndaj Spanjës

“Ne luajtëm një Kampionat të madh Evropian. Pas nëntë vjetësh kaluam shkretëtirën dhe Spanja u kthye”, ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes.

“Nëse do të doja t’u jepja lojtarëve të mi nota, unë mendoj se meritojmë nga një notë të shkëlqyeshme. Mendoj se ata kanë qenë të mrekullueshëm. Nuk kam asnjë qortim, unë duhet t’i lavdëroj ata. Është koha që ata të pushojnë tani”.

“Ne i kemi dhënë ekipit një duartrokitje sepse ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. E falënderova Moratën dhe e përqafova; ai na mundësoi të ëndërrojmë. Ata ishin të etur për të arritur penalltitë dhe ne donim të luanim një gjysmë ore më shumë”.

“Unë duhet të jem krenar për atë që kam parë. Të gjithë kanë qenë të shkëlqyeshëm, madje edhe ata që kanë luajtur pak”.

Mancini: Jemi në finale, por nuk ka mbaruar ende
Lexo po ashtu Mancini: Jemi në finale, por nuk ka mbaruar ende

“Ne donim të krijonim një ekip për të cilin tifozët do të ishin krenarë dhe ia dolëm. Kur e bëni këtë, duhet të dini se si të fitoni dhe të humbni; nuk qan, ngritesh”.

“A ka parë dikush se çfarë ka bërë Pedri, një djalë 18-vjeçar? Unë nuk kam parë dikë të tillë, madje as Andres Iniesta”, përfundoi trajneri i Spanjës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në

Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në

Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori