LAJMI I FUNDIT:

Gareth Bale po pensionohet nga futbolli i luajtur me klube – vendimin u ka treguar bashkëlojtarëve dhe përfaqësuesve të tij

Gareth Bale po pensionohet nga futbolli i luajtur me klube – vendimin u ka treguar bashkëlojtarëve dhe përfaqësuesve të tij

Gareth Bale po planifikon të tërhiqet nga futbolli me klube në verën e ardhshme, por të vazhdojë të luajë për Uellsin në Kupën e Botës në vitin 2022.

Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë në histori të uellsianëve është në pushime pasi u eliminuan nga Euro 2020 në 1/8 e finales.


Ai do të kthehet në Real Madrid më vonë këtë muaj, ku i mbetet një vit nga kontrata e tij me vlerë prej 600,000 euro në javë.

Bale, i cili mbush 32 vjeç javën e ardhshme, synon të përfundojë 12 muajt e kontratës së tij me Los Blancos dhe më pas të pensionohet nga futbolli i luajtur me klube.

Ylli, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim te Tottenhami, u ka thënë miqve dhe përfaqësuesve të tij se aktualisht nuk po planifikon të kalojë te një klub tjetër, kur në verën e ardhshme të jetë një lojtar i lirë.

Por, me Kupën e Botës që mbahet në vitin 2022 në Katar, Bale është i hapur për të vazhduar të luajë futboll ndërkombëtar me Uellsin.

Uellsi ka tre pikë nga dy ndeshjet e tyre të para në Grupin E në fazën kualifikuese të Kupës së Botës pasi u mposht nga Belgjikë dhe ka një fitore në shtëpi ndaj Republikës Çeke.

Ata luajnë me Bjellorusinë dhe Estoninë në shtator pasi synojnë të kualifikohen në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1958.

Bale, një katër herë fitues i Ligës së Kampionëve, tha kohët e fundit pas eliminimit të Uellsit nga Euro 2020 nga Danimarka: “Unë do të luaj për Uellsin deri në ditën që do të ndaloj së luajturi futboll”.

Kontrata e Bale me Madrid përfundon korrikun e ardhshëm dhe Kupa e Botës 2022 zhvillohet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori