Rrëfenjë latinoamerikane
Përktheu: Bajram Karabolli
Avokatët kurrë nuk duhet ta pyesin një gjyshe, nëse nuk janë të përgatitur për përgjigjen.
Thonë se gjatë një gjyqi në një qytet të vogël, avokati i akuzës thirri dëshmitaren e tij të parë, një grua të moshuar.
Avokati afrohet dhe për të kontrolluar gjendjen e saj mendore, e pyet:
– Zonja Sançez, e dini ju se kush jam unë?
Ajo, me qetësinë që i jepnin vitet, iu përgjigj:
– Po, z. Vargas! Ju njoh qëkur keni qenë fëmijë dhe, sinqerisht, po ju them se paskeni qenë një zhgënjim i madh për prindërit tuaj. Ju gjithmonë gënjeni, besoni se dini gjithçka, jeni shumë arrogant, shpërdoroni sinqeritetin e të tjerëve, tradhtoni gruan dhe, më e keqja është se manipuloni njerëzit. Ju shtiheni se jeni më i miri nga të gjithë kur, në të vërtetë nuk jeni askush. Po zotëri, ju njoh shumë mirë…
Një heshtje e rëndë pushtoi sallën … Avokati u hutua, duke mos ditur saktësisht se çfarë të bënte …
Si e mblodhi veten, pas një çasti, u kthye nga gruaja e moshuar në sallën e gjyqit, dhe pyeti:
– A e njihni avokatin mbrojtës?
Ajo, përsëri dhe me të njëjtën qetësi, iu përgjigj:
– Sigurisht që unë e njoh z. Garsia! E njoh qëkur ishte fëmijë. As nëna e tij e ve nuk është krenare për të. Edhe ai ju ngjan shumë juve, është gjithashtu një kodosh, mashtrues dhe i korruptuar. Qysh fëmijë ishte një dembel që s’e kishte shokun dhe, fatkeqësisht, ai është edhe pijanec. Me t’u ngritur nga gjumi kthen disa gota dhe del tërësisht i përdhosur. Ai kurrë nuk ka një marrëdhënie normale me askënd. Pra, është njësoj si ju. Që të dy ju jeni avokatët më të këqij në rajon. Për të mos përmendur që edhe ai tradhton gruan e tij me tri gra, njëra prej të cilave është gruaja juaj. Po zotëri, unë e njoh mirë z. Garsia.
Avokatit mbrojtës gati sa nuk i ra pika. I hutuar, lakuriq para së vërtetës, rrinte kokulur pa ditur ç’të thoshte.
Pastaj, gjykatësi i thërret dy avokatët që t’i afroheshin atij. Pasi u afruan me zë të ulët, por gjithë kërcënim, u tha:
– Sikur njëri nga ju të dy e pyet këtë grua, nëse më njeh mua, ta dini se ju çoj në karrigen elektrike!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Deklarata e Ismail Qemalit, para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj