LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Ismail Qemalit, para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata e Ismail Qemalit, para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë

Gazeta “La Presse” ka botuar të enjten e 21 nëntorit 1912, në ballinë, deklaratën e Ismail Qemalit dhënë për “Gazette de Voss – Vossische Zeitung”, në Trieste, para se të nisej për në Shqipëri për evenimentin më të rëndësishëm të vendit tonë. Në vijim mund ta lexoni shkrimin.

“Shqiptarët dhe pavarësia


Berlin, 20 nëntor.

Gazeta Voss (Vossische Zeitung) shkruan se kreu shqiptar Ismail Qemali, i cili gjendet në Trieste, planifikon të largohet për në Durrës, me një avullore të Lloydit.

Ai tha se sapo të mbërrijë në destinacion do të shpallë pavarësinë e Shqipërisë:

‘Ne duam ta vëmë Evropën përpara faktit të kryer dhe të krijojmë menjëherë një qeveri të përkohshme. Shqiptarët, nëse është e nevojshme, do të luftojnë me trimërinë më të madhe për pavarësinë e tyre.’” /Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë
I kanë thënë të mençurit...

I kanë thënë të mençurit...

Kulture
FJALË DASHURIE

FJALË DASHURIE

Fjala+
KUR U FUTA

KUR U FUTA

Poezi
PUTHJA

PUTHJA

Poezi
Të gjithë janë krijues

Të gjithë janë krijues

Kulture
KTHIM NË SHTËPI

KTHIM NË SHTËPI

Fjala+
Kalo në kategori