LAJMI I FUNDIT:

Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Historia e higjienës nuk konceptohej si në ditët e sotme. Mund të themi me shumë siguri që kjo fjalë e mori kuptimin pas Iluminizmit dhe se para kësaj periudhe nuk ekzistonte as si term.

Faktet për këtë verifikohen me anë të Mbretit të Diellit, siç quhej ndryshe Luigji XIV, i cili u la gjithsej vetëm dy herë gjatë gjithë jetës së tij.


Larja ishte e ndaluar nga mjekët më parë, pasi thuhej se mund të hapeshin poret e lëkurës dhe aty mund të futeshin papastërti dhe mikrobe.

Luigji XIV, gjatë 72 viteve të mbretërimit të tij (nga 1643, kur ai ishte më pak se pesë vjeç, deri në vdekjen e tij në 1715), bëri vetëm dy banja. Nga ana tjetër, çdo ditë ai shpëlante duart me ujë aromatik dhe fërkonte fytyrën me një peshqir të lagur.

Në atë shekull ideja ishte që rrobat e pastra garantonin higjienën personale, duke hequr papastërtitë nga lëkura. Prandaj, shfaqja e shkëlqyeshme e jakave dhe manshetave shihet, për shembull, në piktura.

Nga fundi i viteve 1700, ideja për të bërë një banjë javore fitoi mbështetje midis klasave të pasura, ndërsa pastërtia e klasave të ulëta u bë një çështje shqetësuese për autoritetet vetëm nga fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, sepse industrializimi shtyu masat për t’u grumbulluar në qytete. /Dosja/