LAJMI I FUNDIT:

Bashkim Budakova, kandidat i AAK-së për kryetar të Lipjanit

Bashkim Budakova, kandidat i AAK-së për kryetar të Lipjanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar kandidatin e partisë së tij për kryetar të Lipjanit, Bashkim Budakovëm.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Budakova do të marrë pjesë në garën për të parin e Lipjanit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


Njoftimi i plotë:

Aleanca është përcaktuar për program zhvillimor dhe kandidatë të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.

Kandidati ynë për kryetar të komunës së Lipjanit, do të jetë profesori i nderuar Bashkim Budakova.

Biolog me profesion, ai u përkushtua në arsim e gjithashtu ishte afër kërkesave e problemeve të qytetarëve në cilësinë e përfaqësuesit të tyre në Kuvendin Komunal.

Bashkimi në Lipjan njihet si njeri i dashur dhe i ndershëm, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën, pika kryesore e së cilës është bashkëqeverisja me qytetarët për më shumë punësim e zhvillim.

Qytetarët e Lipjanit, kanë rastin që me zgjedhjen e Bashkim Budakovës në krye të komunës, ta kenë një kryetar që do e kthejë normalitetin e qeverisjes në komunë duke shërbyer vetëm për interesat e tyre. Kjo do të ishte histori e re suksesi për ta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori